Dy solistët e Operës së Parisit, Frederic Laroque dhe Aurelien Sabouret, i bashkohen sot në orën 20.00 Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura në drejtimin e dirigjentit Eno Koço në Teatrin e Operas.
Dashuri dhe xhelozi, a do të mbizotërojë poezia e shpirtit mbi varfërinë dhe poshtrimin social? Shfaqja “Ëndrra ime, Rina” me autor Pëllumb Kullën e regji të Spiro Dunit, pret publikun sot në orën 20.00 në Teatrin Kombëtar.
Ekspozita laboratorike e artistit Driant Zeneli, “Ujërat e turbullta” , ku rrëfehet historia e biologes Sabiha Kasimati, qëndron e hapur deri në 17 shtator në qendrën e artit “Agimi”.
“Veprimet mitike” të artistit Endri Myrtaj në pikturë, qëndrojnë të ekspozuara në Muzeun Historik deri në 11 qershor.
Një galeri veprash si mozaik, afreske, vitrazh… Galeria Fab pret vizitorët deri në 11 qershor, për t’u njohur me artin e 17 studentëve të talentuar të Ateliesë Monumentale.
30 punime në pikturë të artistit Gjergj Meta sellin në Galerinë e Artit Tiranë deri në 14 qershor, “Urat” si mjet lidhës fizik e shpirtëror.
Kinemaja verore “Tek Bunkeri” në Tiranë shfaq sot filmin e animuar “Princesha Mononoke”, kryeveprën e regjisorit Hayao Miyazaki.
Art i realizuar në kushte sulmesh, nga sytë e sinqertë të vogëlushve. Ekspozita “Fëmijët e Luftës” me punime të fëmijëve ukrainas qëndron e hapur në Galerinë e Artit Tiranë deri në 15 qershor.
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Përplasja për Ukrainën, e drejtoi si duhet Rama KS të OKB?
-
Po
82.3%
-
Jo
11.2%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 4279
Lajme të tjera
-
'Ciceron'/ Dokumentari 'Revolta e Spaçit' sot në kinema! Bashkim Hoxha me libër të ri! Në Opera provat gjenerale të baletit 'Uni'
20 Shtator, 09:53
-
‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
19 Shtator, 11:44
-
Aktivitetet e kulturës sot: Cubi ‘gdhend’ aktorët në mozaik, ekspozita në Muze! Tek ‘Marubi’, Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Të Drejtat e Njeriut
18 Shtator, 10:26
-
Aktivitetet e kulturës këtë fundjavë: Fundjava në Opera me këngë e valle çame! Roza dhe Fati, legjenda e moçme në Teatrin e Kukullave
16 Shtator, 11:03
-
Aktivitetet e kulturës sot: Tri shfaqje në Tiranë, teatrot nisin sezonin! Tek galeria 'Zeta', një ekspozitë mbi linjat e ikonave ortodokse! Komedi në teatrin e Korçës
15 Shtator, 11:34
-
Aktivitetet e kulturës: Venera dhe Lindi, ‘Me zemër’ tek Amfiteatri
14 Shtator, 13:55
-
Aktivitetet e kulturës: ‘Albania Dance Festival’, shfaqje tek ‘Eksperimentali’!
13 Shtator, 13:07
-
Aktivitetet e kulturës: Prezantohet libri më i fundit i Visar Zhitit “Rrugët e ferrit”! Sot në kinema, dokumentar-premierë për Marko Bellon
12 Shtator, 16:29
-
Aktivitetet e kulturës: Çelet nesër në COD ekspozita “Liri” e Ilir Paços! Restaurohen “Mësonjëtorja” dhe “Les Fauves”, ‘festë’ në Pallatin e Brigadave
11 Shtator, 12:07
-
Aktivitetet e kulturës sot: Në Teatrin Kombëtar premiera ‘Vojcek’! Pianisti i njohur Fabrizio Ottaviuçi tek “Migjeni”!
8 Shtator, 13:54
-
Aktivitetet e kulturës sot: Ali Oseku me ekspozitë në ‘Harabel’! Artistja bashkëkohore Suida Dushi performon sot në Sarajet e Toptanasve!
7 Shtator, 12:04
-
Aktivitetet e kulturës: Në tetor rikthehet Ermonela Jaho, Opera hap aplikimet për 4 ditë ‘masterclass’ falas! Nesër tek 'Eksperimentali' premiera 'Zot' e Woody Allen
6 Shtator, 10:59