‘Ciceron’, aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës.

1.            Shfaqet sot në orën 19.00 në kinema Milenium premiera e filmit "Policë për kokë" me regji të Aldo Markut e protagonistë Nik Xhelilajn e Olsi Bylykun.

2.            “Aventurat e Maceve të Egra” me regji të Elona Hysit e producente Klea Hutan, do të shfaqet deri në datë 15 janar në orën 19.00 , në skenën e Teatrit Eksperimental.

3.            Mbahet sot në orën 11.00  në Teatrin Metropol audicioni i hapur për aktorë në shfaqjen e re bazuar në veprën "Valë” të Virginia Ëoolf, me regji të Enke Fezollarit.

4.            Nga sot deri në 15 janar në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar, shfaqet komedia angleze "Të prezantoj babain" me regji të Adelina Muçës, produksion i teatrit "Aleksandër Moisiu".

5.            Mbahet sot në orën 18.30 në shtëpinë botuese "Berk" një bisedë mbi librin “Pasi dielli bie” nga Jonas Eika, mes botueses Anna Shkreli dhe përkthyesit Sokol Çunga.

6.            Pret vizitorët deri në 18 janar në galerinë “Fab” ekspozita “Ballo me maska” e piktorit Ilir Bala.

7.            Teatri "Aleksandër Moisiu" në Durrës mban sot në orën 11.00 një Ceremoni Gala, me rastin e 70-vjetorit të themelimit të tij.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri