Një natë e veçantë do të jetë ajo e 8 dhjetorit, duke filluar nga ora 20:00 te Pazari i Ri. Për herë të parë, Tirana mbledh industritë kreative të Ballkanit në ditën e Rinisë në një mbrëmje gala me performanca artistike ekskluzive dhe çmime për të rinjtë më kreativë të rajonit dhe të ftuarve nga qytetet e B40.
“Fausti” është shfaqja teatrore që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar mbrëmjen e 8 dhjetorit në orën 20:00.
Festivali i Teatrit “Hapat” vijon edhe mbrëmjen e kësaj të shtune dhe të dielën. Këtë të shtunë, për publikun, në orën 17:00, do të vijë shfaqja “Le Horla-Frikërat moderne”, në sallën Black Box të Universitetit të Arteve, ndërsa në orën 20:00 shfaqja “1 kg shegë” në Teatrin Eksperimental. Ndërsa më 8 dhjetor në orën 20:00 në Teatrin Eksperimental do të mbahet mbrëmja gala e ndarjes së çmimeve.
Shfaqja teatrore “Linda” vjen në Tiranë mbrëmjen e kësaj të shtune, por edhe më 8 dhe 9 dhjetor në orën 19:00 në sallën e Universitetit të Arteve.
Shfaqja “Gruaja e burrit tim” vjen për publikun në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës më 7 dhe 8 dhjetor në orën 19:00.
“Kllouni” është shfaqja e Cirkut Kombëtar për këtë fundjavë. Të dielën, kjo shfaqje do të vijë në orën 10:00-12:00 në Qendrën Kristal në Tiranë, duke sjellë akrobacira dhe të qeshura për fëmijët.