Ditën e djeshme ka bërë bujë lajmi i arrestimit të reperes kosovare Loredana Zefi.
‘20minutes’ media zvicerane ka treguar historinë e arrestimit të saj, e cila akuzohet për zhvatjen e 900.000 frangave nga çifti zviceran si dhe kërcënim ndaj tyre. Të gjitha këto thuhet se i ka kryer në bashkëpunim me të vëllain.
Në verën e 2017, një ish-mike e Loredanës, Esa Vokshi e pati denoncuar atë për dy tërheqje bankare nga llogaria e saj që përfshinin edhe të vëllai e reperes.
Reperia u lirua pasi u mor në pyetje nga policia.
Komento