Cikalleshi: Turqia është favorite, por ne shkojmë vetëm për fitore

Cikalleshi: Turqia është favorite, por ne shkojmë vetëm për fitore

Sokol Cikalleshi ka treguar një formë të mirë në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares, por edhe në Turqi ku aktivizohet me Akhisar Belediyespor. Sulmuesi gjithashtu është optimist për ndeshjet delikate që e presin përfaqësuesn pavarësisht se sipas tij Tuqia është favorite në përballjen e së premtes.

Dy gola në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares: “Një sulmues e motivojnë golat, e bëjnë që të vazhdojë të punoj më shumë. Jam në formë të mirë dhe gati të ndihmojë Kombëtaren. Ndeshja me Turqinë është një nga ndeshjet më të vështira, pasi ata janë favoritë. Ndihemi mirë dhe do ta përgatisim ndeshjen në mënyrë sa më të mirë. Do të shkojmë në Turqi për të fituar ndeshjen edhe pse do jetë e vështirë”.

Sfida me Turqinë? “Me Islandën bëmë gjysmën e punës për të vazhdua ëndrrën. Pa rezultat pozitiv ndaj Turqisë nuk vlen ajo. Morali është i mirë pas asaj fitoreje me rezultat të mirë. Këtë ndeshjen e Turqisë kemi të njëjtën situatë që pa njërën nuk vlen tjetra”.

Kualifikimi? “ Unë e di që ëndrra për kualifikim është e vëshrtirë dhe nëse arrijmë të fitojmë nuk do ta kemi të lehtë me Andorrën dhe Moldavinë. Me ardhjen e Rejës gjërat kanë ndryshuar për mirë dhe flas edhe në aspektin personal, pasi kam arritur të shënoj. Është një rrugë e gjatë dhe hap pas hapi hedhim themelet për Botërorin e ardhshëm, por jemi edhe në garë për këtë europian”.

Marrëdhënia me Rejan? “Skuadra turke ka elementë të mirë dhe futbollistë që luajnë në liga të forta. Kjo ndeshje luhet në fushën e tyre dhe ato janë favoritë. Mund të kujtojmë ndeshjen në Shkodër, por ishte në rrethana ndryshe. Turqia është ekip cilësor dhe kanë momente të mira dhe të këqija, por Turqia është në momentin e saj. Kam marrëdhënie të mirë me Rejën dhe jam i lumtur nëse vazhdon këtu si trajner, por mendoj se edhe shumë të tjerë mendojnë këtë gjë. Është Federata ajo që vendos në fund por ne duam të vazhdojë”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës