Korça u kthye këtë të shtunë në qendër të çiklizmit shqiptar, duke pritur Kupën e Shqipërisë, ku morën pjesë rreth 50 sportistë nga ekipe të ndryshme. Gara u zhvillua në dy kategori, Kadetë dhe Elitë/U23/Junior, në itinerare që përshkuan disa nga akset kryesore të juglindjes së vendit.
Në kategorinë Kadete, vendin e parë e fitoi Nedion Demiri i ekipit Skënderbeu, pas një gare të fortë dhe me konkurrencë të lartë. Ndërkohë, në kategorinë Elite, fitues u shpall Henri Hysa, i cili siguroi epërsinë në kilometrat e fundit të garës.
Në podium u ngjitën edhe çiklistë të tjerë si Xhasti Pashko dhe Olsian Velia, të cilët vlerësuan bashkëpunimin në ekip dhe nivelin e garës.
Pjesë e aktivitetit ishte edhe pjesëmarrja e sportistëve të rinj, çka tregon rritjen e interesit për këtë disiplinë. Hera Mesi, 12-vjeçarja nga Tirana ishte vajza e vetme që mori pjesë në garë.
Rezultatet:
Kategoria Kadetë
Vendi i parë - Nedion Demiri (Skënderbeu)
Vendi i dytë - Dion Bytyçi (nga Kosova)
Vendi i tretë - Xhasti Pashko (Skënderbeu)
Kategoria Elitë
Vendi i parë - Henri Hysa (Tirana)
Vendi i dytë - Blerton Nuha (nga Kosova)
Vendi i tretë - Olsion Velia (Tirana)
Komente












