Kampionati Ballkanik i Çiklizmit, ka tre ditë që ka paralizuar trafikun e automjeteve në qytetin e Elbasanit. Hyrjet dhe daljet në qytet janë bërë një mision i pamundur, pasi policia ka bllokuar akset kryesore. Për pasojë prej tre ditësh, qytetarët vuajnë trafikun e dendur. Edhe këtë të diel ka qenë mjaft e vështirë lëvizja e automjeteve nga Elbasani në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.
 
trafik tirane-elbasan

trafik tirane-elbasan

trafik tirane-elbasan

trafik tirane-elbasan

(Radha e automjeteve 1 km në aksin Elbasan-Tiranë)

Radha e automjeteve arriti deri në 1 km, ndërsa situata vështirësohej edhe më tepër si rrjedhojë e temperaturave të larta të korrikut, gjë që ka sjellë edhe reagimin e qytetarëve.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com