Cila është këngëtarja shqiptare
'surpriza' e 'The Voice of Romania'?

Cila është këngëtarja shqiptare<br />'surpriza' e 'The Voice of Romania'?<br>
Këngëtarja e njohur, Arilena Ara, e cila theu shtigjet e karrierës së saj me këngën “Nëntori”, në ‘Kënga Magjike 2016’, vijon të korr sukses. Bukuroshja shqiptare, pas suksesit të madh në Shqipëri me këngën që vijon të jetë një hit, po ngjit shkallët e karrierës edhe jashtë kufijve.

Arilena do të jetë e ftuara speciale në “The Voice Romania”, ku do të performojë për të përshëndetur publikun në natën finale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, përmes një postimi në “Instagram”.

 “Mos mungoni në finalen e madhe të kësaj së premte. Performancë në “The Voice of Romania”, shkruan këngëtarja.

arilena
(Postimi i këngëtares Arilena Ara)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara