Lufta për pushtet dhe fushata zgjedhore është gjithmonë e ashpër mes partive politike, në tentativë për të marrë sa më shumë vota që do të përkthehet në mandatë në parlament. Por përtej propagandës ka edhe fakte mes tyre, ku ajo vihet re ne jetën reale të qytetarëve me premtime të mbajtura dhe atyre të mbeturave vetëm në letër.

Në një video renditen premtimet e Lulzim Bashës, i cili thuajse nuk ka mbajtur asnjërën prej tyre, mes të cilave edhe tramvaji që premtoi se do të ndërtohet në kryeqytet, duke bërë që shpesh të thuhet për të "se po fle gjumë".

Ndërsa nga ana tjetër është Edi Rama, si drejtuesi i qeverisë për 2 mandate, ku premtimet kanë qenë gjithashtu të shumta, por në një bilanc të bërë po ashtu shumë prej tyre janë arritur të mbahen nga qeveria si heqja e TVSH-së dhe tatim fitimit për bizneset e vogla, rindërtimi i shtëpive pas tërmetit duke u dorëzuar çelësat në dorë familjarëve që të hyjnë brenda shtëpisë së re, ndërtimi i infrastrukturës rrugore etj.

"Cili është ndryshimi mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës? Luli premton dhe pastaj bie në gjumë të thellë! Rama punon dhe mban premtimet e bëra!", për me tepër ndiqni videon më poshtë.