Cili është tradhtari në Partinë Demokratike?

Cili është tradhtari në Partinë Demokratike?

Selia e PD

Shpeshherë është thënë se Partia Demokratike është pasuri kombëtare. Kjo për faktin se ajo është formacioni i parë politik që u formua për të rrëzuar sistemin njëpartiak që udhëhoqi Shqipërinë për 45 vjet me radhë. Ishte një lëvizje që nisi nga shpirti i pastër studentor dhe që u materializua në një parti politike. Si e tillë, ajo e ka merituar plotësisht cilësimin si pasuri kombëtare.

Por pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, e kam të vështirë ta pranoj që Partia Demokratike është pasuri kombëtare.

Partia Demokratike është një markë, si emër, stemë dhe flamur, e cila qëndron mbi çdo emër individi që e drejton atë. Është e papranueshme dhe e turpshme që një militant apo simpatizant i PD-së ta identifikojë Partisë Demokratike me emrin e liderit apo ish-liderit.

Mjaftoi që Berisha të mos ishte pjesë e PD-së zyrtare e të bënte një arratisje tek Ilir Metaj, Vangjel Dule dhe Nard Ndoka, që shumica e demokratëve që votuan më 14 maj, të shkonte pas tij. Në testin e parë elektoral pas grindjeve të brendshme, ata demokratë që votuan për “Bashkë Fitojmë”, tradhtuan emrin, siglën dhe flamurin e Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Kjo do të thotë se ata e kanë identifikuar Partinë Demokratike me emrin e Sali Berishës. Ai për ta është më shumë sesa partia, është prijësi që edhe po të shkojë tek Partia Socialiste, ata do e ndjekin nga pas. Kjo masë demokratësh duhet të jepte një shembull bashkimi ku, pasi të votonin kandidatët për kryetar bashkie të Foltores, meqenëse ata dolën nga Primaret dhe u pranuan edhe nga PD-ja zyrtare, votën për këshillat bashkiak duhet ta hidhnin për Partinë Demokratike. Kjo fatkeqësisht nuk ndodhi dhe është e trishtueshme të shohim sot Partinë Demokratike të tretur në votat për këshilltarë bashkiakë, më pak sesa shumë parti qesharake të tregut politik shqiptar.

Demokratët që votuan më 14 maj për siglën “Bashkë Fitojmë”, kanë tradhtuar keqas partinë e tyre historike, duke shkuar si delet pas “dashit” Berisha. A mund të ketë më moral politik dhe publik ky njeri që të kërkojë të rikthehet në krye të PD-së, pas kësaj humbje që pësoi? Po ata demokratë që e votuan fraksionin e tij, a kanë moral të kërkojnë të rikthehen në PD?! A japin ata garanci që kur sot tradhtojnë partinë historike për hir të Sali Berishës, nesër nuk do e bëjnë prej joshjeve të Ilir Metajt?  Pyetja që vlen të diskutohet tani e në vazhdim, është: Çfarë do bëjnë këta demokratë që tradhtuan PD-në më 14 maj, kur ora biologjike e Sali Berishës të fiket?!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë