Cilët janë tre qarqet më 'dembelë' në Shqipëri

Cilët janë tre qarqet më 'dembelë' në Shqipëri

Lezha, Dibra, Durrësi dhe Tirana kanë shkallën më të lartë të popullsisë në moshë pune, por që nuk janë të aktivizuar në tregun e punës.

Ata që nuk preferojnë të përfshihen në tregun e punës, zakonisht janë ajo pjesë e popullsisë që ndjek studimet, gra që rrisin fëmijët apo pensionistë të parakohshëm. Por në këtë grup përfshihen gjithashtu edhe punonjës që punojnë në të zezë.

Në disa qarqe kjo kategori është më e lartë se në qarqe të tjera dhe në disa të tjera shumë më e ulët. Në Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Kukës shkalla e popullsisë jo aktive në tregun e punës është në një masë më të ulët. Në Berat vetëm 28 % e popullsisë në grupmoshën 15-65 vjeç nuk është në kërkim të një punë, ndërsa në të kundërt në Lezhë më shumë se gjysma e popullsisë në moshë pune nuk ishin në kërkim të një punë në tremujorin e tretë të këtij viti.

Gjithashtu 47.6 për qind e dibranëve dhe 44.7 për qind e durrsakëve nuk ishin në kërkim të një punë në tremujorin e tretë.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, 17,3 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 11,3 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 11,5 % në paaftësi të përhershme.

Sipas praktikave ndërkombëtare popullsia ekonomikisht joaktive përbëhet nga tri kategori individësh, ato me punësim të fshehur; individët pjesërisht të lidhur me forcën e punës (në të cilën përfshihen dhe punonjësit e dekurajuar) dhe individët ekonomikisht joaktivë.

Popullsia ekonomikisht joaktive, në rastin e Shqipërisë përbën një pjesë të konsiderueshme të individëve në moshë pune. Tek të dhënat për popullsinë ekonomikisht joaktive spikasin nivelet disproporcionalisht të larta të pranisë së femrave dhe të rinjve.

Rreth 65% e kësaj popullsie janë femra, dhe 56% janë të rinj të moshës 15-29 vjeç (për krahasim, kujtojmë që në popullsinë në moshë pune të rinjtë përbëjnë vetëm 37%). Përqendrimi në këto përmasa i të rinjve në popullsinë ekonomikisht joaktive ndodh për shkak se shumica e tyre arsimohen dhe si rrjedhojë, përfshihen në forcën e punës pas jetës akademike.

Popullsia ekonomikisht joaktive në Shqipëri përfshin një masë të konsiderueshme individësh të prirur për punësim, të cilët, pavarësisht se nuk kategorizohen dhe nuk raportohen si të papunë, janë tepër të predispozuar për të filluar punë sapo mundësitë të jepen. Tek ky segment individësh, më së shumti, përfshihen ata të cilëve literatura aktuale e ekonomisë së punës u referohet si “pjesërisht të lidhur me forcën e punës”. /Monitor

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen