Çim Peka për t’i shpëtuar hetimit e pranon edhe publikisht: S'jam unë pronari i Syri Tv

Çim Peka për t’i shpëtuar hetimit e pranon edhe publikisht: S'jam unë pronari i Syri Tv

Pasi dyshohet prej vitesh që Çim Peka është vetëm prestanome i Syri tv, pronari i vërtetë i të cilit është Shkëlzen Berisha për llogari të familjes ish-kryeministrore, një konfirmim publik ka ardhur nga vetë Peka. Parmbrëmë, duke ftuar Klodjana Lalën (tashmë gazetare e lirë) të bashkohet me ekipin e televizionit opozitar, Çim Peka i ka premtuar: ''Nëse do vish të punosh me mua s'do të kesh kurrë punë me pronarët, as mirëmengjes dhe as mirdita, do të bësh çfarë të duash vetë''. Cilëve ''pronarë'' iu referohet Peka?

Sipas letrave në fakt pronari i televizioni është vetë Cim Peka nëpërmjet  shoqërisë “3D & AF Entertainment”. Edhe në QKB ai rezulton pronari fundor i Syri Tv pasi është themelues i "Qendra për Informim të Hapur", nje Ojf që rezulton pronare e 100% e aksioneve të shoqerisë qe ka televizionin.
 
Vetë Çim Peka sa herë është gjendur përballë ndonjë problemi, e ka pranuar se në realitet ai nuk ka peshë dhe nuk vendos asgjë sepse është pronar vetëm në letra. Pronari de facto i kësaj media është në të vërtetë Shkëlzen Berisha që ka riprodhuar me televizionin modelin e “Gazetës 55” (një shembull totalisht i dështuar i informacionit berishian), dhe që ka financuar përherë me parà cash shoqërinë, pra pa u shfaqur asnjëherë zyrtarisht. Për t’u siguruar kontrollin e televizionit, Shkëlzeni ka emëruar si administrator ish-drejtorin e Tatimeve të kohës së Berishës, Gazmir Spahia, njeri i besuar i familjes. 

Pikërisht përdorimi i vazhdueshëm i parave cash në administrimin e televizionit u zbulua gjatë një kontrolli tatimor të bërë mes 2022 dhe 2023 dhe aktualisht prokuroria e Tiranës po heton Syrin dhe OJF-në që ka aksionet e saj për evazion tatimor dhe pastrim parash. Ndoshta, duke shpresuar të shpëtojë nga hetimet, Çim Peka ka filluar të distancohet, dhe edhe publikisht, kërkon të shpjegojë se pronarët janë të tjerë dhe jo ai.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TemO: 03/08/2024 22:15

    TV SYRI PESHKAQËNI ËSHTË ME PRONAR ZENI S.BERISHA të cilin e shfrytëzon BABI SALIH SI FËRNGJI TOPI OBUZ 122 m/m kundër KUNDËRSHTARVE POLITIKË,PS,E.RAMËS,SHBA,ANGLISË,SPAK,GJKKO..kundër BOTËS QË NUK ËSHTË ME TË. Fai është i DREJTËSISË SË TREDHUR NGA SB 1992. Duke kapur DREJTËSINË 100 % & MEDJET 99 % SB U BË TIRANI,HAJDUTI,KRIMINELI MË I MADH NË 112 VITE SHTET. ● Qëndrimi në BALLKONIN 8 dhe shpifjet kujdo kundërshtari duke bër 101 krime pa ndëshkim..TREGON "ZOTSINË" E TIJ PËR TË PËRDHOSUR SHTETIN NË 34 VITE,DUKE ÇUDITUR 90 % TË POPULLIT SHQIPËTAR QË NUK E VOTON..POR NUK KA ÇBËN TJETËR VEÇ TË DUROI NJË KRYE/BANDIT QË VETËM DI TË PASUROHET & TË VRASI NJËRZ..SI NË 1991 SHKODËR,21 JARAR 2011,GËRDEC,TROPOJË=200 DJEM..GJITHSEJ 20.000 NË 34 VITE. Krimet e tij i ka MBULUAR DREJTËSIA & MEDJET NË VITE.NDAJ Sb thot..JAM SB UNË OR BURDOLLEJ..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf