INVESTIGIMI / Televizioni i Berishës ''Syri'', si punon ende me llogari bankare të bllokuara për evazion tatimor? Prokuroria heton mbi lekët cash që përdoren edhe për të paguar rrogat

INVESTIGIMI / Televizioni i Berishës ''Syri'', si punon ende me llogari bankare të bllokuara për evazion tatimor? Prokuroria heton mbi lekët cash që përdoren edhe për të paguar rrogat

Televizioni i familjes Berisha, Syri TV, nën hetim për evazion fiskal dhe pastrim parash, vazhdon të ketë llogaritë bankare të bllokuara me urdhër të Tatimeve pasi refuzon të paguajë një gjobë që tashmë ka kaluar vlerën e 60 milionë lekëve (të reja). Sipas informacioneve të mbledhura nga redaksia investigative e Shqiptarja.com, ndaj Syrit po heton prokuroria e Tiranës e cila ka kërkuar një ekspertizë financiare pasi tatimet kanë denoncuar një sërë shkeljesh të rënda fiskale që kalojnë në fushën penale. Pavarësisht bllokimit të llogarive bankare që tashmë janë bërë gati prej një viti, Syri vazhdon aktivitetin e tij dhe kjo gjë konfirmon dyshimet e prokurorisë dhe të tatimeve se televizioni që ka lindur për të qenë një tjetër mjet mediatik në duart e familjes Berisha (siç prej vitesh është Gazeta 55), funksionon në të vërtetë me një bilanc të dyfishtë të ushqyer nga para cash, pra me para të pista.

Televizioni dhe portali i Çim Pekës tani kanë të drejtë të paguajnë vetëm rrogat dhe sigurimet shoqërore të vartësve (pasi e parashikon ligji edhe kur llogaritë bankare janë të bllokuara), natyrisht vetëm pjesën e deklaruar në bankë. Dyshimi, mbi të cilin janë mbledhur provat gjate proces-verifikimit nga Tatimet, është se te Syri të gjithë punonjësit marrin në bankë vetëm një pjesë të vogël të rrogës reale (mbi të cilën shoqëria llogarit sigurimet shoqërore), ndërsa pjesën tjetër e marrin në cash të shpërndarë me zarfa të bardhë, mbi të cilin shënohet emri i punonjësit që thirret dhe i jepet zarfi nga kryefinancieri E.S. vetëm në kohën kur ka disponibilitet të parave cash. Një shkelje që përbën jo vetëm evazion fiskal, por edhe një provë tjetër të pastrimit të parave.  

Syri TV paguan në cash jo vetëm stafin e vet, por edhe analistët e programeve televizive (shumë prej të cilëve emra të njohur të gazetarisë, që çdo ditë pretendojnë se denoncojnë shkelje të ligjit nga të tjerët, por që pranojnë të bëhen bashkëpunëtorë në këto operacione evazioni dhe pastrimi parash duke marrë edhe ata zarfin që i jepet nga prezantuesi përkatës i emisionit) por edhe çdo shpenzim tjetër operativ dhe një pjesë të borxhit ndaj furnitoreve. Bëhet fjalë sigurisht për borxhe që kanë lidhje me blerje të faturuara, pasi në të vërtetë pjesa më e madhe e investimeve të bëra nga Syri që në themelimin e tij nuk janë bërë me faturë (pra janë paguar në cash) dhe për këtë arsye nuk janë të shënuara në bilanc.

Televizioni i familjes së Berishës, është kapur nga Tatimet duke pastruar parà cash, duke mos paguar sigurimet shoqërore për gazetarët, duke shmangur tatimet mbi të ardhurat dhe duke mos pagurar TVSH-në. Pasi Tatimet kanë bërë kallzim në prokurorinë e Tiranës dhe i kanë vendosur një gjobë, Syri Tv, me një veprim tipik 'alla Berishë'' nuk e ka pranuar masën administrative dhe si efekt të mospagimit të gjobës, Tatimet i kanë bllokuar llogaritë bankare. Një aksion i parashikuar nga ligji në rast të tillë dhe që zbatohet si detyrim ndaj çdo biznesi që nuk respekton ligjet dhe rregullat tatimore. 

Mes 2022 dhe muajve të parë të 2023 Syri ka kaluar një kontroll tatimor të thelluar, siç ndodh për shumë biznese me lëvizje financiare të dyshimta, dhe gjatë kontrollit u zbuluan në fakt një seri shkeljesh tatimore shumë të rënda. Shkelja e parë ka të bëjë me një qarkullim shumë të madh të parave cash (derdhje/tërheqje) që futen në shoqërinë pronare të Syri Tv e që quhet “3DS & AF Entertainment” dhe në OJF-në “Qendra për Informim të Hapur” e cila është ortake e vetme me 100% e Syri TV. Pavarësisht kërkesave të përsëritura të Tatimeve, Syri TV nuk ka mundur të faktojë origjinën e parave cash. Prej kësaj rrjedh dhe denoncimi në prokurori për pastrim parash. Të ardhurat e arkëtuara në formë cash konsiderohen nga Tatimet edhe evazion fiskal dhe evazion i TVSH-së. Më pas, nga kontrollet mbi pagat, u zbulua se shumë nga të punësuarit (gazetarë, kameramanë, teknikë) paguhen zyrtarisht më pak se paga minimale e caktuar nga ligji dhe duke përdorur këtë metodë, Syri ka bërë evazion edhe të sigurimeve shoqërore.

Skandali brenda skandalit qëndron në faktin se televizioni ka si administrator Gazmir Spahinë, ish-drejtor i Tatimeve në kohën e Berishës dhe përdor si konsulente Briseida Shehajn (duke e paguar në të zezë), ish-drejtoreshë e Tatimeve në kohët e para të qeverisë Rama. Pra dy superekspertë të tatimeve që sot kapen duke drejtuar një shoqëri që akuzohet se bën pastrim parash dhe evazion fiskal, e financuar dhe e kontrolluar nga familja Berisha e që çdo ditë akuzon gjysëm e Shqipërisë për abuzime dhe paligjshmëri. Tamam siç SPAK ka dokumentuar gjatë hetimeve të ish klubit Partizani (dhe siç është verifikuar nga një investigim i Shqiptarja.com mbi aferat miliardere të studios ligjore të Argita Berishës) edhe te Syri qarkullon një lumë parash cash. Nga e kanë origjinën dhe ku përfundojnë?

Pasi ka marrë një gjobë totale qe fillimisht ka qene prej 24 + 1 milionë lekësh (të reja), duket se Gazmir Spahija është konsultuar me Shkëlzenin dhe me Çim Pekën dhe të tre kanë vendosur të veprojnë siç bën përherë Sali Berisha, pra të injorojnë ligjin, të sfidojnë institucionet dhe të mos paguajnë gjobat. “Askush nuk guxon të prekë mediat e opozitës”, kjo është formula që kanë zgjedhur. “Po guxuan do të themi se jemi viktima të një hakmarrje politike”. Ndërkohë një gjobë që nuk paguhet (edhe nëse bëhet një apelim në gjykatë) vazhdon të prodhojë kamatvonesa dhe sot vlera e dy gjobave ka arritur shumën mbi 60 milionë lekë të reja, mbi gjysëm milionë euro. Kështu Tatimet vendosën të bllokojnë llogaritë bankare të shoqërisë dhe të Ojf-së që administrojnë Syrin.

Nga vijnë paratë cash që qarkullojnë te Syri dhe që përdoren për të mbuluar rrogat në të zezë dhe të gjithë shpenzimet e tjera?  Nga dokumetet që po mbërrijnë pranë redaksisë investigative të Shqiptarja.com dhe që janë në dispozicion të prokurorisë, rezulton që vetë televizioni u themelua duke përdorur derdhje lekësh cash, të maskuara në formë donacionesh, por që realisht rezultojnë si ''të ardhura'' të lidhura me botën si të politikës, por edhe të krimit. 

xy/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeton Fadil Gjoleka: 21/11/2024 13:46

    Po QEN peka pse sarestohet e tē mbyllet nē biruc ky malok ordiner qē qelbet era mut.

    Përgjigju
  • Ta Raslala: 02/08/2024 12:19

    O neni 5 me kokēn nē thes qeke ekspert ekonomie qē e ditke ekzakt sa ka vjedh Erjon Veliaj. Po kur ke kaq fakte konkrete pse si çon nē prokurori ? E ti japēsh nē medje . Por vetēm lef mē keç se shefi jot Sali Bajga. Sali Bajga e partia e tij wc pd svjen nē pushtet sa tē jet kjo jet.

    Përgjigju
    • Labi: 02/08/2024 13:59

      Janë bërë denoncimet në prokurori. Nuk jemi të gjithë të Saliut ndaj mjaft justifikuat vjedhjet kolosale të këtyre 10 viteve. Patronazhist mjaftë lëpive, Shqipëria është më e rëndësishme

  • TemO: 02/08/2024 11:30

    Njoftim:Lutemi,na njoftoni nëse DREJTËSIA E KAPUR NGA SB-92 ËSHTË GJALLË,ËSHTË NË PUNË,NË KOMA..APO I SHPËTON URINA NGA NON GRATA..TMERR I KOMBIT. TV SY PESHKAQËNI ZENIT SEKSERIT TË GËRDECIT ME FORMË TË BABIT SALIH DUHET TË MBYLLEJ MENJERË,PASI QELBI BOTËN ME SHPIFJE NGA BALLKONI 8

    Përgjigju
  • KADRI KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 02/08/2024 11:02

    Si ka mundēsi qē njerēz si Qen Peka tē lejohen tē bējn çfar tē duan. Si ka mundēsi qē krimineli hajdut Sali Sheqere Bajga vazhdon e sfidon shtetin. A ekziston ligji nē Shqipri ? ? ? ? ? ?

    Përgjigju
  • Iris: 02/08/2024 01:40

    Si vazhdojne te punojne?! Mjafton te pyesni ekspertet,ish-drejtoret e tatimeve,G.Spahine dhe B.Shehajn qe drejtojne TV.Pse kot i kane zgjedhur te drejtojne TV?! Keta i dine te tera intrikacionet si t'u vish gjerave rrotull e te kalosh lumin pa u lagur.

    Përgjigju
  • Nerim 5: 01/08/2024 23:47

    Kapni Veliun më para që i ka përlarë 700 milionë euro të bashkisë Tiranë .Ka plot të tjerë Rilindja e plehrave që zhytin llërët përditë në thasët e buxhetit

    Përgjigju
    • nani: 03/08/2024 20:57

      nje m jane te dy palet. duhen provuar brezi i ri, qe nuk eshte infektuar nga komunizimi

  • tani: 01/08/2024 23:36

    JA jep rrogen mamaja...

    Përgjigju
  • Toni: 01/08/2024 22:49

    E kane zakone keta pjella e nongrates ta shkelin ligjini sa here duan dhe me mbrapa bejne viktimen , po goditet fjala e lire e opozites..,eshte politike etj etj.., nuk behen njerz ata te gjith kan nje prerje si Saliu

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 01/08/2024 20:27

    Cfar bene prokuroria ? Akoma nuk vepron per ti futur brenda keta kriminele ?kur vjen puna per ata qe kane bere kontrata qe i takojne qeveris i fut brenda ne burg i akuzon per grup te strukturuar kriminal.kur nuk i verificarne gje i akuzojne per shperdorim detyre ,kjo eshte drejtesia e prokurorise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic