/ATSH-AFP/ - Kryeministri grek, Aleksis Cipras deklaroi dje se kërkonte një kompromis të ndershëm me kreditorët e vendit, pa qenë i gatshëm për të gjitha koncesionet dhe duke e gjykuar gjithmonë të nevojshëm një rinegocim të borxhit grek.
"Ne kërkojmë një kompromis të ndershëm me partnerët tanë. Por, mos prisni që ne të nënshkruajmë një dorëzim pa kushte. Për këtë ne jemi sulmuar pa mëshirë, por kjo është arsyeja për të cilën shoqëria na mbështet", theksoi shefi i të majtës radikale para Parlamentit.
Qeveria e Aleksis Cipras programoi dje në mbrëmje një debat në Parlament për të bërë bilancin e marrëveshjes së parë të nënshruar mes Athinës dhe kreditorëve më 20 shkurt. Zbatimi i marrëveshjes, që parashikon zgjatjen me katër muaj të dhënies së kredive ndërkombëtare, i kërkon qeverisë të paraqesë një listë të re reformash.
Kryeministri konfirmoi se i kishte paraqitur institucioneve kreditore një listë reformash reale që do ta bëjnë Greqinë një vend modern. Mes masave, Cipras citoi luftën kundër kontrabandës së cigareve, mashtrimit me TVSH, verifikimet mbi depozitat bankare jashtë vendit.