/ATSH-ANA-MPA/ - Çështjet lidhur me krizën ekonomike, marrëdhëniet dypalëshe në nivel politik, ekonomik dhe diplomatik si dhe tema me interes rajonal, do të jenë në qendër të bisedimeve që do të kenë sot në Berlin kryeministri grek, Aleksis Cipras dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Burime qeveritare thanë se pas minisamitit të Brukselit, të enjten e kaluar, klima në të dy kryeqytetet është çtensionuar dhe kështu të dy liderët mund të diskutojnë për të gjitha çështjet dhe pa presion, çka thekson edhe kryeministri në një deklaratë për gazetën greke "Kathimerini".
Në atë deklaratë, Cipras veçon si pika kryesore në bisedën me Merkelin, përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve me Gjermaninë dhe diskutimin e çështjeve kryesore që preokupojnë Europën.
"Takimi nuk do të jetë nën trysninë e negociatave", thotë Cipras.
Siç vë në dukje "Kathimerini", me deklaratën e tij Cipras shënon kthimin e e qeverisë në rrugën e produktivitetit, ndërsa në një mesazh në shumë drejtime thekson se "negociojmë, por në të njëjtën kohë edhe po qeverisim".
"Nuk është momenti për festime, po për punë, punë të madhe. Po negociojmë, por në të njëjtën kohë edhe po qeverisim. Diskutojmë, por në të njëjtën kohë bëjmë edhe ligje. I kemi filluar faktikisht reformat, duke u përpjekur që jo vetëm të rikthejmë vendin në normalitet, por edhe të fitojmë vitet e humbura. Kemi një shans unikal të të promovojmë ndryshime që qeveritë e mëparshme nuk guxuan t'i bëjnë. Erdhi koha të ndryshojmë vendin dhe kjo varet vetëm nga ne", thekson Cipras.
/Shqiptarja.com