‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë vetëm pak ditë në qeli! Detajet si u lirua nga paraburgimi

‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë vetëm pak ditë në qeli! Detajet si u lirua nga paraburgimi

Armando Sulejmani

Armando Sulejmani, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë ka qendruar vetëm pak ditë në qelitë e paraburgimit. I arrestuar në shkurt  në Durrës pasi po lëvizte me një makinë me targa të vjedhura mësohet se u lirua më 8 mars 2024. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Tiranës e cila caktoi si masë sigurimi për personin nen hetim atë të "Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore", parashikuar nga neni 234 i K.Pr. Penale dhe urdhëroi lirimin e tij

Gjykata e Apelit e Juridiskionit të Përgjithshëm përmes një njoftimi për median sqaron të gjithë rrugën gjyqësore të cilën përshkoi Armando Sulejmani, i njohur dhe me nofkën Çipuri,nga momenti i arrestimit, mbyllja në paraburgim nga gjykata e Durrësit, më pas kalimi për kompetencë i dosjes gjykatës së Tiranës. Ka qenë kjo e fundit e cila më 8 mars urdhëroi lirimin e tij me masën 'detyrim me paraqitje" dhe më pas në Apel, edhe pse prokuroria e Tiranës dorëzoi ankimimin, prokurori i Apelit Genti Xholi,  gjatë gjykimit, në seancë gjyqësore, hoqi dorë nga ankimi i ushtruar.

Nga arrestimi tek lirimi nga paraburgimi

Rreth orës 20:30 të 21 shkurtit 2024 30 gjatë patrullimit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në lagjen Nr.15, Durrës në afërsi të universitetit është vëne re i ndaluar një automjet tip “ Mercedes- Benz” me targa AB.... Nga ana e shërbimit është bërë verifikimi i kësaj targe nga salla operative dhe ka rezultuar se kjo targë i përkiste një automjeti tip “Land Rover” e cila ishte denoncuar e vjedhur. Drejtuesi i mjetit ka qenë Armando Sulejmani.

Më 24 shkurt 2024 Gjykat e Durrësit me vendimin nr 125 vendosi të shpallë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Çipurit për veprat penale ‘vjedhje’ dhe ‘Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe caktoi masën e sigurimit personal arest me burg me afat 2 mujor  duke filluar nga data 24.02.2024.

Më pas prokuroria e Durrësit shpalli moskopetencën dhe aktet e hetimit paraprak ia dërgoi për kompetencë hetimi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgoi dosjen gjyqësore në Gjykatën e Tianës.

 Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim, personi nën hetim i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit.

Në përfundim të gjykimit, më datë 19.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Dritan Hasani, vendosi mospranimin e ankimimit.

Në vijim, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si gjykatë kompetente, zhvilloi gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal.

Më 8 mars 2024 Gjykata e Tiranës caktoi si masë sigurimi për personin nen hetim atë të "Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore", parashikuar nga neni 234 i K.Pr. Penale dhe urdhëroi lirimin e tij

Prokuroia e Tiranës apeloi vendimin duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në ‘arrest me burg’

Por prokurori pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, z. Genti Xholi,  gjatë gjykimit, në seancë gjyqësore, hoqi dorë nga ankimi i ushtruar.

Në përfundim të gjykimit, më datë 03.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Dritan Hasani, vendosi:

- Mospranimin e ankimit të paraqitur nga prokurori kundër vendimit Nr.612 Akti, datë 08.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

 

Kliko këtu per të parë dokumentin e plotë

 

 

    Lajmi  ne perditesim... 

     

     

     

       

      S.G/SI.E./Shqiptarja.com
      Komento

      KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

      Komente

      • Kepucari Coles: 24/04/2024 20:57

        Capurin dje e pash ne bibloteken e qytetit.Bast qe eshte bere djal per se mbari.E ka bere intelektual burgu

        Përgjigju
      • Vlonjati: 23/04/2024 23:13

        Dihet qe ne serzon plazhi do shperthej lufta e Cipurit,Llanajve, Babicjoteve dhe Viktorit te Faqedjegurit. Sa per gjyqtaret dihet qe jane te korruptuar. Keta zoterinjte kete pune kane dhe gjyqtaret e dine shume mire. Si eshte ajo shprehja? Shqiperi moj te kam d*jere si s'u bere ti njehere

        Përgjigju
      • Horri: 23/04/2024 20:56

        Ore do vrihet ndpnje aty ne vlora apo prisni nga kovid semundje te keqe pleqeri se na lodhet na moret surratin mbuerremi me vlonjat vmonjatet hic na vjen turp te themi vl tani themi jemi nga tepelena

        Përgjigju
        • O horriii: 24/04/2024 07:22

          Po ca vlonjati jeti? Meso te shkruash shqip njeher. Se niperit e ismail bej vlores te thajn me pene perte shkruajtur. Mosna turpero the tepelenen.

      • Sondazhi i ditës:

        A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



      ×

      Lajmi i fundit

      Dita e lirisë së shtypit, deklaratë e ambasadorëve në Tiranë: Media e pavarur, thelbësore për demokracinë funksionale

      Dita e lirisë së shtypit, deklaratë e ambasadorëve në Tiranë: Media e pavarur, thelbësore për demokracinë funksionale