Civici: Pa mbarimin e luftës, rritja e çmimeve do të jetë e lartë deri në 2023! Bordet s’lejojnë spekulimet! Duhet një tjetër Paketë për Rezistencën Sociale

Rritja e çmimeve është kthyer në një epidemi globale. Kështu thotë eksperti i ekonomisë, Adrian Civici, i cili paralajmëroi se në rast se nuk marrë fund konflikti ushtarak në Ukrainë, inflacioni do të vijojë deri në vitin 2023. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, Civici tha se kjo epidemi e re që ka preku tregjet financiare, reflektohet në dy gjerë na rritjen e çmimeve dhe vështirësi në sigurimin e lëndës së parë.

‘Rritja e çmimeve, ishte një tendencë që pritej si efekt i fillimit të periudhës Post Covid. Instrumenti kryesor që u përdor për të mbështetur bizneset ishin politikat lehtësuar monetare, duke hedhur në qarkullim vlera monetare, dhe që pritej një rritje çmimesh. Shpërthimi i luftës në Ukrainë e pasojat që erdhën nga sanksionet, e rritja e çmimeve të lëndëve të para bëri që të kthehet një epidemi globale të shifrave të inflacionit, që nuk janë njohur në 20-25 vitet e fundit. Kjo gjendje nuk pritet të ndryshojë shpejt. Nëse nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare të konfliktit ushtarak, mund të vazhdojnë në rastin më të mirë gjatë gjithë vitit 2022 dhe në rastin më të keq edhe 6 mujorin e parë të 2023. Është një epidemi e re që ka prekur tregjet financiare, që reflektohet në dy gjëra në rritjen e çmimit dhe vështirësi në furnizimin me lëndë të parë.’- tha Civici.

Duke u ndalur tek Bordet për kontrollin e çmimeve, për ekspertin e ekonomisë ato funksionojnë për të garantuar një lloj transparence dhe për të mos lejuar spekulimet. Sipas Civicit, bordet duhet të jenë të përkohshme.

‘Kemi krijuar një instrument që janë bordet, është një praktikës që behet në kushte të vështira. Duhet të jetë i përkohshëm 1-3 muaj. Janë borde që garantojnë një lloj transparencë në vendosjen e këtij çmimi. Nuk lejojnë spekulimet. Përpjekjet për të mbrojtur konsumatorin janë, është një mënyrë e përkohshme për të mos lejuar spekulimin me çmimet. Ne jemi të varura nga importi, edhe nafta, gazi, benzina është gati 100% e importuar. Jemi të detyruar të vuajmë ecurinë e çmimit të naftës. Brenda çmimit ka një seri taksash që janë atashuar me çmimin e naftës. Masat që po marrin disa vende, natyrisht që fillojnë që nga pezullimi i përkohshme i disa lloj taksave deri tek fiksimi i tyre që mos të kenë lidhje direkte në çmimin e naftës.’- u shpreh Civici.

Sa i përket një tjetër Pakete për Rezistëncën Sociale, sipas Civicit, duhet një tjetër paketë, dhe duhet të jetë e fokusuar në masat e atyre që janë me përkrahje sociale si dhe pensionistët e kombinuar kjo edhe me rritjen e pagës minimale. Po ashtu një tjetër masë që duhet të përfshijë paketa, është mbështetja urgjente që duhet t’u bëhet bizneseve.

‘Një grup i dytë masash është e domosdoshme, pasi situata vazhdon të bëhet më e rëndë, pasi çmimet megjithëse nuk po rriten janë të larta. Shtresat e varfra të shoqërisë shqiptare preken shumë,. Në këtë shtresa 50% kanë shpenzime për produktet bazë. Do ketë një paketë të dytë, që të krijojë një mundësi më shumë për buxhetin e shtetit, në funksion të një pakete të dytë. Janë grupi i masave që quhet ndihmë dhe përkrahje sociale, rriten pagesat që kanë të bëjnë me ndihëm sociale, me pensionet. Grupi i dytë ka të bëjë me rregullime të ndryshme fiskale, pasi me lehtësimin e disa taksave u krijon mundësi bizneseve e qytetarëve të kenë mundësi të fitojnë më shumë. Ka një kategori masash ku qeveria duhet të ndërhyjë për të rregulluar çmimin, pasi i merr përsipër qeveria një pjesë të çmimit. Grupi i 4 i masave ka të bëjë më pagesat direkte, ku qytetarët marrin një bonus, për familjet që janë në vështirësi. Dhe është dhe një grup i 5 për kreditë, ku qeveria merr përsipër një pjesë interesit. Grupi i parë, në Shqipëria duhet paketa e masave sociale. Paketa më e madhe ka të bëjë me politikat sociale e kombinuar edhe me rritjen e pagës minimale. Besoj e do të vazhdoj mbështetja e qeverisë të mos rritet çmimi i energjisë. Grupi i dytë ka të bëjë me masat e mbështetjes së biznesit, pasi po e vuan shumë këtë rritje çmimesh.’- tha Civici.

Një ditë më parë Report Tv mësoi ekskluzivisht se qeveria ka gati një paketë të dytë financiare. Ministria e Financave dhe e Infrastrukturës kanë hartuar një draft të ri që mbështet familjet dhe biznesin e vogël, dhe që së shpejti pritet të prezantohet edhe publikisht. Burime nga këto institucione, thonë se Paketa e dytë është krijuar për të përmbushur boshllëqet e së parë. Nëse në paketën e parë financiare që mbyllet këtë qershor, qeveria vendosi tu japë pensionistëve dhe familjeve në nevojë nga 3 mijë lekë për 3 muaj, në paketën e dytë, kompensimi për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, do të zgjerohet, çka mund të nënkuptojë kategori të tjera që përfitojnë rimbursim, ose dhe rritje e vlerës mujore të mbështetjes. Nuk përjashtohet mundësia që pjesë e kësaj pakete të ketë edhe indeksim të pagave dhe të pensioneve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit