Clinton në skenë me Jennifer Lopez

Clinton në skenë me Jennifer Lopez
Ylli i muzikës pop, Jennifer Lopez, mbështet kandidaten demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton-in.

J.Lo ka shprehur mbështetjen e saj, gjatë një koncerti në Miami, ku zgjodhi të vishej me flamurin amerikan për të performuar përpara një ekrani të madh ku shkruhej ‘’Votoni’’.

Lopez përpara se të ftonte në skenë, ish-sekretaren amerikane të shtetit, u shpreh “Jemi në udhëkryq dhe na duhet të marrim rrugën e duhur për të ardhmen.”

Më pas Clinton u shfaq në skenë dhe i dha një përqafim të ngrohtë këngëtares. Hillary Clinton shfrytëzoi momentin për të inkurajuar votuesit të marrin pjesë në zgjedhjet e 8 nëntorit. 




  (Jennifer Lopez dhe Hillary Clinton)

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 
 

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital