Pas dy muajsh pezullim, ka rinisur puna në portin e Vlorës. Rreth 40 kamionë që transportojnë mallra janë nisur me tragete drejt Brindisit.

Për kapitenin e vjetër Gregor Seferaj pezullimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme  pasi kalimi nga Durrësi  ishte me taksa dyfishe.

Çdo ditë nga porti i Vlorës do të niset një traget i cili do te transportoje vetëm kamionë, ndërsa kryhen kontrolle sipas protokollit anti-covid.