'Çmenden' çmimet, 1 kg lulelakër 7 herë më shtrenjtë! Perimet nga Divjaka shtrenjtohen me 50 lekë! Pensionistët: Shih me sy e plas me zemër, tmerr

Në prag të festave qytetarët shqiptar po harxhojnë më shumë për të blerë produktet e tyre ushqimore, dhe në këtë rast për frutat dhe perimet pasi janë shtrenjtuar me 20-40 lekë për kg.

Nga 20 lekë, një kg lule lakër po shitet 7 herë më shtrenjtë. Furnitorët më të mëdhenj të tregut vendas, fermerët e Divjakës tregojnë çmimet reale me të cilat i tregtojnë produktet e tyre.

“Lule lakrën e kemi shitur me 20 lekë, sot e kemi me 150 lekë sepse është shumë ftohtë. 20 lekë preshi dhe s’ka as treg për ne, nuk punon njeri.

35 lekë karrota dhe është minimum i fitimit, kostot janë të mëdha, vetëm fara dhe mbledhje do 300 mijë lekë, po shpenzimet e tjera.

Lule lakër 60 lekë, brokoli 120 lekë, patatja 60 lekë”, thonë fermerët në Divjakë.

Por çfarë ndodh me këto çmime, kur produktet mbërrijnë në tregjet e kryeqytetit?

Nga 30-40 lekë në Divjakë, karrota në tregjet në Tiranë shitet me 100 lekë kg. Qepa nga 40-50 lekë atje, në ish tregun Dinamo, tregtohen me 80-90 lekë. Praktikisht çmimet nga Divjaka në Tiranë rriten deri në 50 lekë.

Më të prekurit nga ky abuzim janë pensionistët dhe familjet në nevojë.

“Janë shtrenjtuar në tre ditë. Lulelakër, brokoli janë shtrenjtuar nga 50 lekë në 160 lekë. Janë shtrenjtuar nga 10-20 lekë, frutat janë shtrenjtuar më shumë. Disa i përballojnë, por pensionistët e kanë ters.

Faqe e zezë, dhe pensioniste jam dhe çmimet janë në stratosferë. I shikojmë dhe ikim se nuk kemi me ca i marrim”, thonë qytetarët në Tiranë.

Edhe pse çmimet e produkteve në Fier janë shumë herë më të lira se në Tiranë, fuqi blerëse ka rënë ndërsa qytetarët i konsiderojnë të papërballueshme.

“Çmimet janë si nata me ditën, vjet kanë qenë më shtrenjtë. Nuk ka fuqi blerëse çmimi është përtokë. S’kanë lekë ngërzit”, tha tregtarja.

“Çmimet janë të kripura sa nuk I përballojmë dot, erdha me 10 mijë lekë e nuk më dolën, mora 1 lule lakër, dy speca dhe dy panxhar. Neps kemi për të gjitha pleqëri jemi por dardhën nuk e marrim dot. Neps kemi por lekë jo”, tha një pensioniste.

E kundërta e Fierit është Kukësi, ku domatet shiten me 100 lekë nga 50 lekë që ishin në Fier. Për këtë arsye prefekti i Kukësit paralajmëron ndëshkime për bizneset që po abuzojnë.

“Grupe kontrolli të përbashkëta kush abuzon do të merren masa deri në abuzim të aktivitetit, nuk duhet të rriten çmimet në prag festash”, tha prefekti.

“Shiko me sy e plas me zemër, çmimet katastrofë”, thotë pensionisti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erdeta: 23/12/2021 19:15

    Kur nuk ka shtet çmimet do rriten sipas qefit

    Përgjigju
    • Pjeter: 24/12/2021 03:30

      Pse ska shtet? Po ata te lLushnjes e divjakes qe otitestojne e bllokojne rruget kombetare kur kerkojne para nga shreti? Duan te gjitha nga ky shteti si me wene Zvicera,nuk duan tia dine qe jemi shtet brekegrisur,e qe nuk jemi ne komunizem,eshte ekonomi tregu,lerjani te kalben,e ata qe i ngrene cmimet ne wuell e soekullojne tu pine lengun produkteve.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja