Çmimet e bulmetit kapin rekordin, rriten sërish 20-50 lekë! Qytetarët: Punojmë vetëm që mos të hamë bukën thatë

Rritja e çmimeve të ushqimeve bazë është kthyer në stresin e përditshëm të qytetarëve. Këtë të hënë produktet e bulmetit kanë pësuar një tjetër rritje, 20 deri 50 lekë më shumë se rreth dy javë më parë.

Report Tv vetëm një javë më parë raportoi shqetësimin e qytetarëve se është rritur çmimi i kosit nga 150 në 170 lekë. Por në vëzhgimin e bërë këtë të hënë, i njëjti produkt ka kapërcyer 20 deri 50 lekë më shumë duke arritur në çmimin, 190-220 lekë.

Por jo vetëm kosi dhe qumështi kanë pësuar luhatje të çmimit. Në frigoriferin e bulmetrave në supermarket djathi më i mirë, ai i deles kushton deri në 1250 L/Kg.

Anisa Cania, pronarja e një marketi në Tiranë tregon se kjo rritje është reflektuar dhe në konsum.

 “Situata aktualisht vijon të jetë e përkeqësuar. Bulmeti është rritur jashtëzakonisht shumë, kosi, qumështi, të gjitha. Nëqoftëse djathi më parë i lopës shitej me 450 tani vazhdon të shitet me 600, është rritur shumë. Dhe produktete bazë po shiten akoma më pak seç janë pas shitur duke filluar nga mielli, vaji , orizi, sheqeri dhe fruta- perimet jashtë po shiten më pak”.- tha ajo

Për qytetarët situata e rritjes së çmimeve është kthyer në stresin më të madh të ditës. Shkurta Çuni për Report Tv tregon se në fund të muajit kupton që po punon vetëm që bukën mes shumë vështirësive.

“Sa të kemi aq do të hajmë, nuk do të hamë kushedi çfarë, s’mund ta përballojmë. Ka shkuar kg e domates 100 lekë, s’po ulet dhe bulmeti e të gjitha. Unë e marr rrogën dhe paguaj qiranë. Me lekët e burrit marr dy ushqime sa me kaluar dhe që të mos hamë bukë thatë.”- tha një qytetar

“ Unë kam dhe punë të mirë dhe nuk e përballoj dot, shkurt muhabeti. Nafta në Kosovë është më lirë, këtu është më shtrenjtë, Dhe pse? Vetëm për ne ëshë ky problem? Shumë shtrenjtë, nuk i përballojmë dot. Populli është në gjumë, nuk ngrihet për të drejtat e tyre. Fajin e ka qeveria.”- th anjë qytetar tjetër

“Kujt iu bë vonë për popullin?!”- u shpreh dikush.

“Skandal fare.”- tha një qytetar

Hysni Koçi, Furnitor i shalqinjve nga zonat prodhuese në Tiranë tregon se blerësit  me këtij produkti në Shqipëri kanë qenë më të pakët , pasi njerëzit nuk kanë para.

 “Vjet kam shkuar deri në 30 ton. Sivjet kam shkuar deri në 10-15 ton.  Janë 15 tonë minus. S’blejnë shumë. Sot çmimi është 22 lekë, fshatari ne na thotë 20 lekë. Ne e kemi ngarkuar me 18 , plus kemi dhe naftën shtrenjtë dhe po punojmë vetëm kot.- tha Hysni Koçi

G.MO/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hala: 09/08/2022 06:52

    O Ben SPAKU fute Salen ne burg se po rrit cmimet qe tja fusi Rames. Ca ben o Spak. Fute pra Salen te ulet kosi...

    Përgjigju
  • Lala: 08/08/2022 19:30

    Mir QE me cmim ja kena fut gjermanis per djathin e per Pak jav do ja fusim edhe USA po te pakten shisni djath pa qumesht pluhur e pa allci o legena

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 08/08/2022 19:22

    Kjo rritje e cmimeve,vec faktoreve te tjere ekonomiko-financiarë u determinua edhe nga e ashtuquajtura PAKETE E REZISTENCES SOCIALE QE ANONCOJ KRYEMINISTRIRILINDAS PER TRE MUAJ. Vetem per muajt prill,Maj,qershor 2022. Kjo PAKETE e reduktuar qofte ne shumen perfituese financiare ne MUAJ(3000 leke) qofte ne shtresat e kufizuara ishte nje shishe uje dite,qesharake dhe propagande te mjerueshme qeveritare. Pushtetaret dhe qeveria qe kemi nuk deshiron te ndihmoj njerezit ne nevoj dhe pensionistet,por si te vjedhe e grabise sa me shume para-pasuri ne bashkpunim qeveri dhe e ashtuquajtura opozite. Mos u ngopshi o zarrethare pushtetare dhe politikane ktiminele mafiose.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit