Rritja e çmimeve të produkteve të shportës ka vështirësuar jetën për shumë familje shqiptare. Report Tv sjell rastin e dy shoqeve të moshuara që tregojnë problemet e hasura nga çmimet që vijojnë të rriten, aq sa diskutojnë dhe mendohen dy herë për të blerë apo jo ushqimet bazë.
“1 mijë e 700 lekë ishte bërë kosi’
“Sa?”
“Bobooo”
Në periudhën e verës ku shumëkush mendon pushimet, një realitet tjetër është ai çka jeton çdo ditë një pjesë tjetër e qytetarëve, si Bedrija dhe Arjana, dy shoqe që grupi i xhirimit të Report Tv i takoi rastësisht duke qarë hallet me njëra- tjetrën.
“ 1 mijë e 700 lekë , turp i zotit, një shishe kos”
Arjana na tregon se është e punësuara e vetme në familje me rrogë 300 mijë lekë, bashkëshorti i saj është pensionist dhe djali më së shumti emigron në Gjermani. Jetesa e vështirë këtu dhe pagat qesharake në kohën ku diskutohet dhe blerja apo jo e ushqimeve bazë, e ka detyruar të mendoj edhe ajo largimin nga Shqipëria.
“Duhet me ik dhe ne pleqtë prej Shqipërie, jo rinia , jo ju. Të gjitha gjërat janë rritur. Çfarë na ka zënë. Më vjen keq për rininë. Me 300 mijë lekëshin që marr, a do paguaj drita , a do paguaj ujë, që paguaj në total 90 mijë lekë.?! Të të sjell faturën dhe shikoji”
Hallet dhe mendimet për llogaritë e konsumit familjar të tyre Bedria dhe Arjana i morën me vete, duke u kthyer në shtëpi me autobus. Çmimet e produkteve bazë pësuan një rritje në vendin tonë dhe kudo në botë, pas nisjes së Luftës Rusi-Ukrainë.
SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
44.9%
-
Jo
52.5%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 10011
Lajme të tjera
-
Si po ndryshon konsumi nga rritja e kostove të jetesës, rendje drejt produkteve më të lira
25 Mars, 07:12
-
Shtrenjtohet bulmeti, përgjysmohet fuqia blerëse në Durrës! Tregtarët: Shohin çmimet dhe largohen
23 Mars, 17:27
-
FMN: Efektet e inflacionit në Shqipëri, më të ashpra se në BE, rritja po udhëhiqet nga ushqimet! Në Evropë rritja ndikohet nga energjia
9 Mars, 07:45
-
Ndikojnë në kujtesë dhe humor, mbroni trurin tuaj duke hequr dorë nga këto 6 ushqime
11 Shkurt, 21:24
-
Ngadalësohet rritja e çmimeve, bie me 0.2% inflacioni! INSTAT: Në janar 7.2%, në dhjetor ishte 7.4%
10 Shkurt, 14:43
-
Denoncimi për rritjen e çmimit të bulmetit, eksperti Cenko: Të hash 110 gram djathë dhie në ditë është t'ia kalosh Francës
10 Shkurt, 14:35
-
Denoncimi: Përpunuesit do rrisin çmimin e bulmetit! Nga 15 shkurti, deri 38% më të larta! ‘Konkurrenca’ në terren për monitorim
9 Shkurt, 17:45
-
Për të tretën ditë radhazi ulet çmimi i naftës, do të shitet 190 lekë për litër, edhe benzina më pak, shitet 185 lekë! Gazi rritet 4 lekë, shkon 75 lekë për litër
4 Shkurt, 16:27
-
Ulet me 5 lekë çmimi i naftës në treg, nga sot shitet 192 lekë për litër, bie me 2 lekë edhe benzina! Pëson rritje çmimi i gazit, 2 lekë më shumë
3 Shkurt, 16:18
-
Bordi ul çmimin e naftës, shitet 3 lekë më lirë! Ulet me 1 lekë edhe benzina! Gazi nuk ndryshon
2 Shkurt, 14:25
-
Cilat janë ushqimet që rrisin humorin?
29 Janar, 21:50
-
Autoriteti i Konkurrencës: Çmimet e fiksuara nga Bordi i karburanteve kanë sjellë pasoja negative
26 Janar, 07:26
Epo shyqyr, le te fitojne edhe fshataret dy lek. Ata jane te vetmit qe prodhojne vlere ne kete ekonomi te rreme. Le ti leme koktailat e shtrenjta me ngjyra dhe zero vlere, e te blejme qumesht e kos, qe prap jane nen kosto.
PërgjigjuPo flasim per kosin e e qumeshtin me qumesht pluhur e nisheste qe Ben LUFRA O fshati Jo per qumeshtin QE e hollijn me shurr lope fshataret.
Propaganda e peshtire e rilindjes nuk ka fund. Ndoshta dhe saliu prandaj erdhi prap me dhune ne politike prej luftes. Cmimet ne shqiperi jane bere per te nis lufta ketu dhe nuk reflektojne absolutisht realitetin e luftes, por realitetin e ekonomise me marreveshje te fshehura dhe oligarkise. Nafta ka rene prej javesh ne 90$ per fuci nderkohe ktu mbetet cmimi 230/L. Qumeshti djathi etj mjafton te futeni ne faqet online te marketeve greke italiane gjermane dhe shikoni se si jane cmimet e ushqimeve 40% me lire se ketu, per cilesi mos flasim. Djathi feta ne gr, eshte 4,9€ /Kg nderkohe tek ne ka vajtur 900 leke dhe skandaliz, tani na del dhe propaganda se spaska djath. Djathi parmigiano ne It eshte 16€/Kg ketu tek ne kackavalli ordiner 1400 leke. Qumeshti u rrit nga dje sot me 30 leke, nga 160 ne 190 nje rritje me ~20%. Ky bordi vazhdon apo buk e kos han ai! Njerez hapni syte e mendjen se po na varferojne cdo dite, mos pranoni te punoni pa 80000 leke me kto cmime. Kushdo qe ka biznese i ka ardhe tashme veza tek b dhe nuk gjejne dot puntore, kerkoni page per nje jete te denje kurre me pak se 80.000 leke
Përgjigju