Çmimet e energjisë/ Rama: Jetojmë në treg global, ju dukeni si mbeturina të  Partisë së Punës

 

Për Kryeministrin Rama qëndrimi i opozitës për çështjen e rritjes së çmimeve në vend i bën ata të duken si mbeturina të sistemit komunist.

"Keni 8 vite që përsëritni të njëjtën gjë, duke marrë të njëjtin rezultat. Nuk ju shpëton transferimi i përgjegjësisë përmes sajesave për masakra elektorale. Aty ju kam gjetur, aty do ju lë nëse vazhdoni të përsëritni të njëjtat gjëra duke i marrë shqiptarët për budallenj.

Dje në samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor të gjithë kryefjalën e shqetësimit kishin çfarë mund të bëjmë së bashku, siç bëmë me pandeminë për të përballuar fortunën e krizës energjetike. Ju i thoni shqiptarëve që Shqipëria nuk ka lidhje me çmimet ndërkombëtare. Del Shqipëria në treg për të blerë energji apo jo?

Ju i thoni shqiptarëve që fatura e energjisë është më e lartë në rajon, që është totalisht e pavërtetë. Fatura e energjisë dhe të gjitha faturat në sistemin që kemi zgjedhur dhe për të cilin ju me të drejtë jeni krenarë që ishit pararoja kemi vendosur të kalojmë në lirinë e tregut kapitalist dhe rritja e çmimeve në bursë nuk pyet as se Spanja ka më shumë, as se Shqipëria ka më pak. Ju, partia e qendrës së djathtë, ju partia e liberalizimit të tregut, dukeni si mbeturina të partisë së punës nga mënyra si flisni. Konceptet tuaja janë mbetura të sistemit të vjetër", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Kuvend, PS e PD bëhen bashkë, votohet me 126 vota Akti Normativ për blerje të 500 mijë vaksinave Pfizer! Debat për krizën, Basha: Vendin e keni nxjerrë në shitje! Rama: Mbeturina të komunizmit


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës