Çmimet në rritje i frikësojnë shqiptarët më shumë se lufta! Sociologu: Kujdes me fëmijët, nevojë për biseda shpjeguese

 Ashtu sikurse në të gjithë botën  edhe në Shqipëri qytetarë shqiptarjanë të frikësuar nga ajo çfarë po ndodh mes Ukrainës dhe Rusisë, luftës që po ndosh atje. Në fakt shumë prej qytetarëve shqiptarë na treguan se janë të frikësuar, të stresuar madje disa prej tyre kanë marr dhe disa rezerva ushqimore.

“Në radhë të parë çmimet që do lëvizin për grurin dhe miellin, edhe karburanti, nafta sepse jemi të varur nga këto gjëra.”, tha një qytetar.

“Është e natyrshme, 70% marrim drithërat,po shtrenjtohet gazi e të gjitha këto gjërat.”, tha një tjetër.

“Panik s’ka, po kanë filluar disa që mendojnë kushedi ça do bëjnë e po blejnë miell.”, u shpreh një njeri.

 Por lufta ka dhe efektet e saj negative psikosociale. Për sociologun Gëzim Tushi duhet  treguar kujdes për disekuilibrin mendor dhe rekomandon biseda sqaruese dhe shpjeguese me fëmijët rreth luftës Rusi-Ukrainë

“Të gjitha gjërat mund të ndodhi, por nëqoftëse bashkohemi me të keqen dhe e zmadhojmë të keqen ajo jep impakte, jep efekte në jetën tonë sociale, familjare ,individuale dhe keni parasysh që jemi një shoqëri që kemi 30 vjet që e kemi harruar luftë  .Rreziqet edhe mund të vijnë, jo të gjitha gjërat janë në dorën tonë,por ne duhet të jemi me të vërtetë të gatshëm, të përgatiturpër ta mbrojtur atdheun tonë.Këtë duhet t’ua themi dhe fëmijëve, por natyrisht pa i futur në panik, pa u krijuar gjendje depresante, gjendje disekuilibri mendor tek fëmijët që “erdhi lufta”, “do bëhet lufta”. Kështu unë mendoj që duhet të jemi shumë të kujdeshëm. Mësuesit në shkollë kur flasin për ngjarjet, të kujdesshëm prindrit në familje kur flasin me fëmijët e tyre për ta perceptuar këtë gjë që po ndodh”., tha sociologu Gëzim Tushi.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion