Çmimet zhvlerësojnë rritjen e pagave të shqiptarëve! Rroga mesatare u rrit vetëm 0.3% më shumë se inflacioni

Përballë inflacionit të lartë, rritja e pagave thuajse bëhet jo efikase, dhe nuk ndjehet në xhepin e qytetarëve.

Edhe pse pagat në tremujorin e dytë  sipas të dhënave të Institutit të Statistikave u rritën me 7% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Por në realitet kjo rritje është vetëm 0.3% për shkak të rritjes së inflacionit, i cili në të njëjtën periudhë të sipërcituar ishte 6.73%, i ndikuar më së shumti nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe i karburantit.

Sipas raportit paga mesatare mujore bruto për periudhën prill-qershor ishte 60.666 lekë, nga 56.710 lekë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa në raport me tremujorin e parë të këtij viti rritja e pagave është me vetëm 1.424 lekë.

Rritja më e madhe e pagave në këtë tremujor është regjistruar në sektorin e ndërtimit me 13,4 %, ndërsa rritjen më të vogël e kanë pasur punonjësit e administratës.

Ndërsa hendeku me pabarazinë në paga ka vijuar edhe gjatë kësaj periudhe, pasi në sektorin e Aktiviteteve financiare dhe të Sigurimit pagat janë 2.1 herë më të larta sesa mesatarja në nivel kombëtar, pasi pagat e tyre arrijnë mbi 130 mijë lekë, ndërsa tek Bujqësia rrogat janë 34% më të ulta se niveli kombëtar pasi marrin deri në 40 mijë lekë.

Ndikim në rritjen e nivelit mesatar të pagave ka dhënë edhe aksioni kundër evazionit që bënin disa kompani me nën-deklarimin e punonjësve. Sipas të dhënave zyrtare të Tatimeve, vetëm si pasojë e aksionit anti-informalitet 58% e tatimpaguesve që morën letrën e tatimeve kane rritur pagat.

Po ashtu INSTAT saktëson se në nivelin e rrogës mesatare përfshihen edhe shpërblimet dhe shtesat mbi pagë, të cilat në fund të çdo gjashtëmujori rrisin ndjeshëm pagën mesatare mujore bruto.

INFLACIONI NË SHQIPËRI 
Prill                6.2%
Maj                6.7%
Qershor         7.4%
Mesatarja    6.73%

DIFERENCAT E PAGAVE KËTË VIT 
Janar-Mars 2022             59.242 lekë
Prill-qershor 2022           60.666 lekë
Diferenca                        +1.424 lekë

PAGA MESATARE NË SHQIPËRI
Prill-qershor 2021           56.710 lekë
Prill-qershor 2022           60.666 lekë
Diferenca                        +3.956 lekë

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur