Çmimi i Bibliofilisë për ‘Tregimet e moçme shqiptare’, e bija: Një 17-vjeçare kërkoi autograf nga Kuteli në Panair

Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë “Lumo Skëndo” për vitin 2017 iu dorëzua shtëpisë botuese “Kuteli” me motivimin: “Për botimin e hijshëm e nostalgjik, ilustruar grafikisht nga mjeshtri Gazmend Leka, të përmbledhjes me rrëfenja “Tregime të moçme shqiptare”, një prej veprave më mbresëlënëse e më të dashura të letërsisë shqipe të çdo moshe, trashëgim monumental nga pena e rrëfimtarit mjeshtëror Mitrush Kuteli.

Çmimi iu dorëzua Atalanta Paskos, vajzës së shkrimtarit Mitrush Kuteli nga drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani. Pasko, pas vlerësimit shprehu falënderimet e saj për këtë botim ku bashkuar disa vlera, ajo grafike dhe e ilustrimit me rrëfimtarinë dhe tregimet.

"Faleminderit që keni ardhur që të merrni pjesë në këtë ceremoni. Si botuese, jo si familjare zor që ta ndash. Por emocionet na jepen sidomos nga Tregime të Moçme Shqiptare nëpër panaire e ndiejmë veten shumë mirë, jo vetëm në çmime"Atalanta Pasko, vajza e Mitrush Kutelit.

Vajza e shkrimtarit rrëfeu se si në Panair një 17-vjeçare ka kërkuar  që të takonte Mitrush Kutelin për një autograf. Ndërsa, kjo tregon varfëri në shkolla, ku të rinjtë nuk arrijnë të lexojnë sa duhet letërsi shqipe, Atalanta Pasko sheh anën pozitive të kësaj dëshire

 “Një vajzë 17-vjeçare, në panair na pyeti nëse ndodhej afër autori që të merrte një autograf. Dikush mund të trishtohej, vajza është e palexuar shumë, por ajo mendonte se autori mund të ishte në stendë për të marrë një autograf. Kjo vete edhe më shumë fjalën edhe thënien, se Mitrushi jeton akoma mes të gjallëve dhe të vdekurve” tha Atalanta Pasko.

Botimi special i përmbledhjes “Tregime të moçme shqiptare” nga shtëpia botuese “Kuteli” përkon edhe me 110-vjetorin e lindjes së shkrimtarit. Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë “Lumo Skëndo” për herë të parë është akorduar në vitin 2006. Nxit dhe mbështet cilësinë estetike të botimeve shqiptare. Ky çmim i shërben vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura bibliofilike dhe intelektuale, nëpërmjet evokimit të personalitetit të kulturës dhe të mendimit shqiptar Lumo Skëndo (Mit’hat Frashëri), veçanërisht si themelues i bibliofilisë shqiptare.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 14/12/2018 17:29

    E meriton plotesisht.... libri Tregime te Moçme Shqiptare eshte super liber....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja