Çmimi i drithit të importuar, ulje vjetore me 42% në mars 2024, por buka nuk ndryshon

Çmimi i drithit të importuar, ulje vjetore me 42% në mars 2024, por buka nuk ndryshon

Foto ilustruese

Një kilogram drithëra nga importi në mars 2024 kushtoi së paku 42 për qind më lirë se në marsin e vitit të kaluar (referuar sasisë së importeve dhe çmimeve të drithërave nga doganat), por në tregun e brendshëm, buka dhe produktet e brumit shënuan rritje të mëtejshme të lehtë gjatë muajit mars, raportoi INSTAT.

Të dhënat mbi inflacionin tregojnë se, çmimi i bukës dhe drithërave në vendin tonë u rrit në muajin mars 2024 me 1.5% më shumë se në marsin e vitit 2023.

Sipas të dhënave nga doganat, një kilogram drithë në mars 2023 është importuar me vlerë 63 lekë, ndërsa në mars 2024 me vlerë mesatare 36 lekë për kilogram, ose 42% më pak. (shiko tabelën e mëposhtme).

Ky shembull tregon se tregu shqiptar nuk është elastik ndaj ndryshimeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Kur çmimet rriten, ato reflektohen menjëherë në tregun e brendshëm në një masë më të lartë se tregu ndërkombëtar, por kur uljet ndodhin, ato nuk reflektohen.

Në vitin 2022, çmimet e bukës e drithërave u rritën ndjeshëm me 20% si rrjedhojë e shtrenjtimit të grurit nga sulmet e Rusisë në Ukrainë. Më pas Çmimet kanë vijuar të rriten sërish, ndonëse me ritme më të ngadalësuara, ndonëse tregu global u qetësua. (shiko grafikun e inflacionit).

Prodhuesit e bukës ankohen vazhdimisht për rriten e kostos në tregun e brendshëm për fuqinë punëtore sidomos, por çmimet e lëndës së parë që krijojnë koston më të madhe të aktivitetit janë përgjysmuar.

Importuesit përveç rënies së çmimeve në tregun ndërkombëtar janë duke u favorizuar edhe nga rënia e euros që ka çuar në rritje ekstra të fitimeve të tyre.

Çmimet e ulëta të drithit kanë rritur importet gjatë tremujorit 2024. Grosistet janë duke kryer furnizime me çmim të lirë, por nga konsumatorët nuk janë duke përfituar. Tregjet e vendit vuajnë nga rregullimi dhe mbikëqyrja si në drejtim të çmimeve dhe sigurisë ushqimore.

Vitin e kaluar u importuan 287 mijë tonë drithë, me rritje vjetore 19%. importi i drithërave ka qenë në ulje gjatë dekadës së fundit, për shkak të tkurrjes së popullsisë dhe plakjes së saj.

P.sh., në vitin 2023, importet e drithërave ishin 21% më të ulëta se në vitin 2020. Por vitin e kaluar importi i këtij produkti u ringjall, pas një rënie të mprehtë në vitin 2021, ku pati shumë prodhim vendas nga frika se lufta në Ukrainë mund të sillte mungesa në tregjet ndërkombëtare.

Mbjellja e grurit u rrit në vitin 2021, e nxitur edhe nga qeveria, por kur nisën korrjet, çmimet në tregjet ndërkombëtare ranë aq shumë, sa një pjesë e madhe e prodhimit vendas mbeti stok në magazina, ose shkoi në vete- konsum, duke sjellë rënie të importit.

Por këtë vit importet e drithërave janë rigjallëruar edhe më shumë, për shkak të çmimeve të lira dhe pritjeve për rritje të konsumit për shkak të rritjes së numrit të turistëve./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/05/2024 04:16

    Kudo njelloj eshte,tek ne buka nga 0.99 cent dhe 1.99 $ ka shkuar ne 2.99 $ me e lira.Tek ne eshte dhe nje problem tjeter, qe nuk e di nese e keni dhe ne Shqiperi.Kompanite kane zvogeluar permasat e mallit qe shesin dhe tani per te njejtat gjera, por te zvogeluara duhet te paguash me shume.Nje senatore (E.Warren) ka vendosur te hetoje kete problem.

    Përgjigju
  • Beni: 01/05/2024 10:02

    Mund te jete ulur cmimi drithrave por kompanite monopole qe perpunojne drithrat ne miell etj nuk e kane shoqeruar ulen e cmimit fillestar.Nese ju kujtohet u be dhe nje monitorim i ketyre kompanie dhe u faktua qe kishin fiksuar cmimin ne treg.Dhe meqense skemi shtet bordi ja fali kompanive dhe nuk mori asnje mase ndaj tyre…Ky eshte realiteti ku jetojme

    Përgjigju
  • Qytetar: 01/05/2024 08:52

    Njerezit duhet te konsumojne me pak brumra dhe sheqerna. Nuk eshte mire per shendetin. Mishi, perimet, vezet, bulmeti jane bazat e mire-ushqyerjes. Pavaresisht kesaj, abuzimi me çmimet eshte poshtersi.

    Përgjigju
  • Alban: 01/05/2024 08:07

    Ja pra kjo eshte gazetari. Ndiqeni kete problem dhe ekzspozoni abuzuesit. Se kur rriten cmimet bejne namin. Tani dyjet puna e gazetarit e mbron popullin. Qe ta ndjek porbleme te tilla deri ne reflektim Jo vetem kur paguhen nga biznesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite