Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nderuar mjekët dhe infermierët që përballuan situatën e tërmetit të 26 nëntorit, për kontributin e paçmuar në ndihmë të më shumë se 900 të lënduarve. Një moment që përloti të gjithë, ishte kur zv.ministrja e Shëndetësise, Bardhylka Kospiri, e cila është me aftësi të kufizuara, është çuar nga karroca dhe është përulur para sakrificës së mjekëve.
Ministrja Manastirliu vlerësoi devotshmërinë, profesionalizmin dhe humanizmin e ekipit të shëndetësisë.
“Ju jam mirënjohëse ju dhe qindra kolegëve tuaj që shërbyet me sakrificë, me humanizëm dhe na dhatë edhe një provë tjetër të devotshmërisë, sakrificës e profesionalizmit, në përmbushje të misionit që keni, në shërbim të qytetarëve. Mes merakut për familjen dhe detyrën, zgjodhët të dytën. Është pak të thuash që jeni heronj”, tha Manastirliu.
Gjatë fjalës së mbajtur, ministrja tha po ashtu se “për dr. Juna Hitajn ky ishte çmimi i parë në detyrën fisnike të mjekut, ndërsa për dr. Vilson Rucin, është, siç thotë ai, më i çmuari nga të gjithë! Njihuni me infermieret Suela Gjeçin, Vjollca Vocin, Merita Agasin, dr. Qamil Furrikun, dr. Arjan Tivarin, që janë vetëm disa nga qindra mjekët dhe infermierët që trajtuan me sakrificë e profesionalizëm më shumë se 900 të lënduar si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit”.
Në aktivitetin e organizuar u vlerësuar me pllakë mirënjohjeje për kontribut në dalluar në përballimin e situatës së tërmetit Dr. Juna Hitaj mjeke e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Prof.Asoc. Dr. Vilson Ruçi dhe Kryeinfermierja Suela Gjeçi nga Spitali Universitar i Truamës, Dr. Arjan Tivari nga Spitali i Durrësit, Infermierja e QSH Ishëm Merita Agasi, Vjollca Voci nga Urgjenca e Spitalit të Shkodrës dhe Dr. Qamil Furriku nga Qendra Shëndetësore Pukë
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.2%
-
Të gabuar
23.4%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2276
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Publikohen testet model të Maturës Shtetërore 2025, në ndihmë të maturantëve për përgatitjen e provimeve
7 Janar, 13:21
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor 2024, 11:59
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
U prek nga meningjiti akut, humb jetën 17-vjeçarja nga Durrësi! Familjarët dhe mjekët që e asistuan udhëzohen të vaksinohen
15 Dhjetor 2024, 16:43
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor 2024, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor 2024, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Bota është në heshtje'/ Dëshmia prekëse në OKB e Tanya Haj-Hassan, mjekes vullnetare në Gaza (VIDEO)
30 Nëntor 2024, 22:32
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor 2024, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor 2024, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor 2024, 15:34