TIRANE - Asnjë nga 10-të të arrestuarit për vjedhjen e thesarit të shtetit në Linzë nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj deklarimeve të dhënë për grupin hetimor. Kur kanë kaluar 4 javë nga vjedhja e thesarit personat e pranogosur më vendim gjykate janë pyetur disa herë nga hetuesit, por i vetmi që pranon vjedhjen është Ardian Bitraj.

Burime nga grupi hetimor i thanë A1Report se Ardian Bitraj është i dyshuari i vetëm që pranon për hetuesit të ketë kryer vjedhjen dhe këmbngul se gjithçka e ka kryer i vetëm. Teksa e pyetur nga hetuesit kolegia e tij Mimoza Bruzia është shprehur se nuk ka kallëzuar krimin dhe pse ishte në dijeni pasi ndjehej e friksuar.

Po të njëjta burime sqaruan dhe qëndrimin e mbajtur nga ish drejtori i emisionit të parave në linzë Dorian Çollaku, burri i mbesës së guvernatorit Fullani i cili dhe pse deri në këto moment është pyetur 3 herë vazhdon të deklaroj se nuk ka asnjë dijeni për vjedhjen dhe në 3 vite që ishte emëruar në postin e drejtorit nuk kishte dyshuar për asnjë moment për vjedhjen e kryer nga Bitraj.

Aktualisht 10 të arrestuarit janë vendosur në 2 paraburgimet e kryeqytetiti atë 313 në rrugën Jordan Misja dhe 302 në rrugën Mine Peza. Paçka këtyre qëndrimeve hetimet janë përqëndruar në gjetjen e fakteve dhe provave për të provuar bashkëpunimet midis 10 të arrestuarve, pasi shuma e madhe e parave të vjedhura dhe skema e përdorur sipas prokurorisë nuk mund të kryhet nga një person i vetëm.

Njësia Task Forcë e krimit ekonomik në këto momente për dosjen e thesarit është e përqëndruar në mbërritjen e përgjigjeve të institucioneve si hipoteka, bankat dhe agjensia e pastrimit të parave për të kryer hetimin pasuror mbi të arrestuarit teksa nga e vetmja përgjigje e mbërritur deri më tani rezulton ajo e ministrisë së brendshme për hyrje dlajet nga shqipëria të personave të dyshuar.

A1Report ka mundur të mësojë se për periudhën Janar 2012-Korrik 2014 ka rezultuar se Bitraj nuk ka kryer asnjë udhëtim jashtë shtetit teksa ish drejtori emisionit të parave Dorian Çollaku ka mbi 70 hyrje dalje në vende të ndryshme të botës, por i pyetur për këto intinerare ai ka deklaruar se ka udhëtuar me arsye pune në pozicionin e drejtorit të emisionit të parave.

Të arrestuarit e thesarit në paraburgim
Klevis Bejtaj - 302
Dorian Çollaku - 313
Bashkim Xhilaga – 313
Ardian Bitraj - 302
Mimoza Bruzia - 313
Myzejene Belba - 313
Liljana Tusha - 313
Dhimiter Davidi - 302
Petrit Ramohitaj - 313
Lavdim Cani - 302

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)