PRISHTINË - Ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku, pas miratimit të rezolutës së Parlamentit Evropian për Kosovën, deklaroi sot se " rezoluta i jep një mbështetje të fuqishme perspektivës evropiane të vendit, duke bërë thirrje për nënshkrimin e shpejtë të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, si dhe i bënë thirrje pesë shteteve anëtare të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës".
"Kjo rezolutë dëshmon se Parlamenti Evropian mbetet një nga institucionet më mbështetëse të Republikës së Kosovës dhe procesin e integrimit evropian të vendit", theksoi Çollaku.
Ministri Çollaku shprehet se "e mirëpres faktin që edhe përmes kësaj Rezolute i bëhet edhe një thirrje pesë shteteve anëtare të BE-së të mbetura ta njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës. Parlamenti Evropian ka kërkuar që Këshilli të merr një vendim për nënshkrimin e MSA-së sa më shpejt dhe gjithsesi në pjesën e parë të këtij viti. Konfirmohet edhe progresi i Kosovës në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave dhe bën thirrje që të bëhet gjithçka e mundshme që të përshpejtohet ky proces, gjë për të cilën institucionet e vendit janë të përkushtuara maksimalisht".
"Është shumë i mirëpritur fakti që Parlamenti Evropian kërkon në mënyrë afirmative përforcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, përmes përfshirjes në organizata evropiane dhe ndërkombëtare, sigurimit të Kodit ndërkombëtar telefonik dhe krijimit të kushteve për pjesëmarrjen e sportistëve dhe artistëve në gara ndërkombëtare si qytetarë të Republikës së Kosovës", nënvizon Çollaku.
Kjo rezolutë, vijon ai, mirëpret rolin e Kosovës në koalicionin për të luftuar terrorizmin dhe veprimet lidhur me luftëtarët që i bashkëngjiten luftërave të huaja, fushë kjo ku Kosova ka ndërmarrë hapa të vendosur. "Ndërsa nga Serbia kërkohet rol konstruktiv në shpërbërjen e strukturave të tyre paralele dhe të mundësojnë ngritjen e përfshirjes së komunitetit serb në kornizën institucionale të Kosovës", thuhet në deklaratën e ministrit Çollaku.
Çollaku shtoi se mirëpresim rekomandimet e përfshira në këtë rezolutë që kanë të bëjnë me vazhdimin dhe thellimin e reformave në fushat e sundimit të ligjit, drejtësisë, administratës publike si dhe përkushtimin për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. /ATSH/
/Shqiptarja.com