Një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të PD janë pro uljes në tryezë për negociata lidhur me presidentin e ri.
Kreshnik Çollaku: Partia Demokratike nuk duhet ta bojkotojë procesin e zgjedhjes se Presidentit. Edi Rama mund të këtë 71 vota shumicë në parlament por nuk ka legjitimitet për atë shumicë. Nga raporti OSBE-ODIHR ,nga shpalljet ‘Non Grata’ te Departamentit të shtetit nga prova të qarta të kriminalizimit të deputetëve të kësaj maxhorance, Edi Rama nuk ka legjitimitet në zgjedhjen e Kreut të Shtetit. Nëse vërtetë Edi Rama kërkon të zgjedhe një President si figure uniteti të popullit dhe në legjitimitet politik, ky President duhet të vijë si propozim nga opozita. Një president i propozuar nga opozita e qendra e djathtë i jep legjitimitetin politik figurës kryesore të shtetit si dhe kontribuon në një ekuilibër te ri politik në vend.
Lefter Gështenja: Së pari nëse duhet të bëj lajm do të thoja që ne nuk duhet të marrim pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit. Në fakt unë jam që duhet të marrim pjesë në proces. Edhe pse ne e dimë që Rama i ka numrat ne duhet të marrim pjesë duke vendos kritere të sakta se kush duhet të jete presidenti. Para opinionit publik në nxjerrim 1 2 3 ose 4 kandidatë potencialë që kanë reputacion në opinionin publik. Duke sfiduar mazhorancën me kandidatë me integritet. E sigurte që qytetaret do të na vlerësojnë për këtë zgjidhje. Kushti im është që presidenti të jetë një anti- komunist që nuk shitet e nuk blihet.
Saimir Korreshi: Të propozojmë një emër për president, Presidenti që ne besojmë që bën, duhet patjetër që të marrim pjesë në reformën territoriale
Ferdinand Xhaferraj: Të marrim pjesë, por mos të përdoremi nga procesi! Te negociojmë me faktorin ndërkombëtar për procesin.
Lajmi kryesor:
Mbledhja e grupit, Alibeaj-deputetëve: Deri të dielën sillni kriteret e procedurat për presidentin e ri! Të hënën do i diskutojmë bashkë me ‘Rithemelimin’
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3017
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit
27 Nëntor, 21:11
-
Policia procedoi 17 deputetë për protestën, Korreshi: Lani sqetullat se na helmuat, e nuk hamë dot përshesh
27 Nëntor, 20:05
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Jakin Marena: Berisha ‘xhiroi bosh’ një vit, rikthim në pikën zero, pa kauza e alibi
27 Nëntor, 19:03
-
Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të
27 Nëntor, 18:33
-
Ylli Pata: Mitet që rrëzoi dhe precedenti që hapi lirimi i Sali Berishës
27 Nëntor, 18:18
-
I dhj….rë , por krenar!
27 Nëntor, 18:05
-
Berisha u lirua nga 'arresti shtëpiak', Haklaj për Report Tv: Bie alibia e tij se drejtësia është e kapur! Anëtarja e FRPD: Vendimi i vonuar, mosbindje civile deri në qeveri teknike
27 Nëntor, 18:01
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:00