Nëse Como pati një natë ëndrrash të mërkurën Manchester United koleksionoi një tjetër natë tmerri edhe pse ende mund të konsiderohet si fillim sezoni. Pas disfatës 4-1 trajneri Michael Carrik përfundoi përsëri në bankën e të akuzuarve. Njeriu që udhëhoqi ‘djajtë e kuq’ drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar tani po fundoset ngadalë si të gjithë paraardhësit e tij. 

Carrick i kërkon falje ‘Solskjaer’? Trajektorja e tij mund të pasqyronte pothuajse në mënyrë të përkryer atë të Ole Gunner Solskjaer, një tjetër ish-lojtar i preferuar i Old Trafford. Pas fitores 4-1 të Comos, Carrick përshëndeti Cesc Fabregas, pastaj kaloi fushën dhe ngriti duart në shenjë faljeje për dymbëdhjetë tifozët e Manchester United të cilët qëndruan pavarësisht shiut dhe një performance absolutisht të tmerrshme. Solskjaer bëri praktikisht të njëjtën gjë në 2021 kur United humbi me të njëjtin rezultat ndaj Ëatford. Për norvegjezin, ky gjest ishte në fakt një lamtumirë, ndërsa drejt të njëjtës gjë po i drejtohet edhe Carrick.

Bruno i ashpër kundër Carrick! Kapiteni i United pak a shumë e akuzoi pas ndeshjes hapur trajnerin e tij për gabime taktike: "Është vendim i stafit të mos bëjë presion një kundër një dhe të presë në mbrojtje pa bërë presion, duke lënë hapësirë, por ndonjëherë kur u jep këtyre ekipeve hapësirë fitojnë vetëbesim. Është puna e trajnerit dhe stafit ta shohin jo e imja. Ndonjëherë duhet të jesh më i guximshëm nën presion, duke rrezikuar të luftosh në pjesën lart të fushës dhe t'i bësh ata të ndihen në siklet."

Conte në pozicionin “pole position”! Pra, opsioni më i besueshëm tani është një lamtumirë. Fati i Carrick duket i përcaktuar pavarësisht ndeshjes së Premier League kundër Bournemouth. Nëse ai do të shkarkohej, ky do të ishte ndryshimi i tretë i trajnerit në mes të sezonit në tre vjet. Nga Erik ten Hag te Ruben Amorim e më pas te Carrick, Antonio Conte tani është kandidati kryesor për të marrë këtë rol. Ish-trajneri i Napolit i tha së fundmi ‘The Athletic’ se po kërkon që puna e ardhshme ‘të jetë me një klub të madh që vitet e fundit kanë humbur shkëlqimin’. Një deklaratë e paqartë që nuk përjashton asnjë mundësi: nga Juventus te Manchester United, fisnikët e rënë të futbollit. Megjithatë, ‘djajtë e kuq’ mund të marrin një vendim më të menjëhershëm për të ardhmen e Carrick sesa Bianconerët me Spallettin.