Të enjten u luajtën katër ndeshjet çerekfinale të Conference League, të vlefshme për aktin e parë. Një hap për në gjysmëfinale e hodhën Rayo Vallecano, Crystal Palace dhe Shakhtar Donetsk të cilët fituan me tre gola epërsi, ndërsa suksesin 2-0 e arriti edhe Mainzi. Ndeshjet e kthimit çerekfinale do të zhvillohen më 16 prill dhe vetëm pas tyre do mësohen katër skuadrat gjysmëfinaliste.
Në 'Vallecas' të Madridit Rayo Vallecano fitoi 3-0 kundër AEK-ut të Athinës. Për vendasit në stol qëndroi Ivan Balliu, ndërsa për skuadrën greke gjatë gjithë takimit luajtën Thomas Strakosha dhe Stavro Pilo. Ndeshja u zhbllokua pas vetëm disa sekondave nga Akhomach, i cili mposhti Strakoshën dhe kaloi në epërsi spanjollët. Më pas Vallecano shënoi edhe dy gola të tjerë me Unai Lopez (45+2') dhe Isaac Palazon (74' (11m)) për rezultatin final 3-0.
Në stadiumin 'Selhurst Park' të Londrës, Crystal Palace likuidoi 3-0 Fiorentinën. Jean Mateta zhbllokoi shifrat pas 24 minutave lojë nga pika e bardhë e 11 metërshit, ndërsa Mitchell dhe Sarr shënuan edhe dy herë të tjerë për anglezët.
Në Gjermani, Mainz fitoi 2-0 kundër Strasbourg me golat e Kaishu Sano dhe Stefan Posch. Ndërkohë, Shakhtar Donetsk fitoi 3-0 kundër AZ Alkmaarit në fushën neutrale të Krakovit (Poloni) me golat e Pedrinho dhe dopietën e Alisson.
Conference League, ndeshjet e para çerekfinale:
E enjte, 09 prill 2026
18:45 Rayo Vallecano 3-0 AEK Athens
21:00
Crystal Palace 3-0 Fiorentina
Mainz 2-0 Strasbourg
Shakhtar Donetsk 3-0 AZ Alkmaar
Komente




