‘Conference League’ më 25 maj, Veliaj tregon përgatitjet e Bashkisë: Tre 'Fun Zone' për tifozët, autobusë falas nga Rinasi në Tiranë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka treguar në Report Tv përgatitjet që po bën Bashkia Tiranë ndeshjen finale të Conference League që do të zhvillohet në Tiranë. Veliaj tha se do të ketë tre 'Fun Zone', një në Pedonale për tifozët e Feyenoord, një tek diga e liqenit për tifozët e Romës, dhe një fun zone në sheshin ‘Skëndërbej’ për të gjithë sportdashësit, sakaq, Veliaj shtoi se do të ketë autobusë falas nga Rinasi në Tiranë për të mikpritur tifozët që do të vijnë nga vendet e tjera të botës.

“Kjo është një kohë kur në Tiranë luhet një ndeshje, ku bashkia ka përgjegjësinë kryesore. Në qoftë se në stadium janë 90 minuta, qyteti do të përfshihet 90 orë, pra dy ditë para, dhe dy ditë pas nga kjo energji. Tirana do të ketë tre Fan Zone, pra një zonë tifozerie do të jetë e dedikuar për Feyenord në pedonalen e Tiranës, një zonë tifozerie do të jetë tek diga e liqenit, e dedikuar për Romën, dhe ndërkohë qendra e Tiranës, do të jetë një zonë tifozerie për ata që ndoshta nuk janë fanatikët e njërës prej skuadrave, por thjesht si dashamirës të sportit, në sheshin “Skënderbej”. Kështu që po përgatitemi për tre zona, dekorimin e qytetit. Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër edhe transportin e tifozerisë. Do të vendosë një numër autobusësh nga Rinasi në qendër të Tiranës gratis, për të gjithë tifozët dhe për të gjithë ata që do të vijnë në Tiranë, që të sigurohemi që Bashkia iu ofron një mikpritje të jashtëzakonshme”, tha Veliaj në Report Tv.

Ndalur në rritjen e çmimeve të hoteleve, Veliaj tha se nuk ka abuzim nga ato hotele që janë të regjistruara në booking, pasi është vetë algoritmi që llogarit çmimet.

"Kur flasim për hotele te regjistruar në booking, në sisteme, ke dorëzuar një pjesë të pavarësisë për çmimin. Është algoritmi që përcakton, teksa mbushen vendet rritet çmimi, kjo ofertë si për flurimin si për bujtje paska kërkesë të madhe, të fajësish hotelet që i kanë dorëzuar pavarësinë këtyre sistemeve është fyese”, vijoi ai.

Më 25 maj, në stadiumin ‘Air Albania’ ndeshja finale e Conference League, Roma-Feyenoord. Një ditë më parë, UEFA-a njoftoi se për katër orë u shitën biletat për ndeshjen. Pavarësisht mungesës së biletave dy skuadrat pritet të sjellin në Tiranë një numër shumë më të lartë tifozësh, të cilët mund të jenë 2 apo 3 fish më shumë. Çmimet e biletave në stadium ishin të ndara në katër kategori dhe varionin nga 25-125 euro


Lajmi kryesor:

Veliaj në Report Tv: SPAK të godasë 360 gradë! Gërdeci i Berishës dhe përgjimet Meta-Prifti janë sheshit! Presidenti në garë për kryebashkiak? S'ia mban


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen