Antonio Conte ka reaguar pas transferimit historik të Paul Pogba te Manchester United. Conte ka thënë: “Pogba te Manchester? Kur isha 13 vjeç luaja për Juventus Lecce, kulub që drejtohej nga im atë dhe në atë kohë unë dhe shoku im jemi blerë në këmbim të 8 topave, 3 prej të cilëve ishin të shfryrë”.
 
"E pabesueshme, por ata ishin topa të shtrenjtë, me vlerë 200 mijë paundë", ka shtuar duke qeshur Antonio Conte. Tre vite pas këtij transferimi të çuditshëm Conte në moshën 16-vjeçare debutoi për Lecce Fascetti dhe me shumë vendosmëri ja doli.

Të rinjtë e sotëm shpesh nuk e kanë kurajën e duhur. “Babai im ishte i ashpër, sidomos me mua. Shpesh më bërtiste mua ndërsa fëmijëve të tjerë jo”, është shprehur Conte. Një trajtim i ashpër ai ndaj Contes por si duket është çelësi i suksesit për arritjet e mëdha që trajneri numëron. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com