Çorovodë/ Kryeplaku ‘harron’ detyrën, policia i gjen kanabis sativa në shtëpi

Çorovodë/ Kryeplaku ‘harron’ detyrën, policia i gjen kanabis sativa në shtëpi

Kryetari i fshatit Barç, në Çorovodë është shpallur në kërkim pasi policia i ka gjetur në banesën e tij, 15 kg kanabis sativa si dhe një armë gjahu.

Bëhet fjalë për 42-vjeçarin me iniciale D. H., ku pasi policia ushtroi kontroll në banesën dhe magazinën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një armë gjahu teke.

Kryeplaku i një fshati e ka të përcaktuar në detyrat e tij funksionale që të raportojë nëse në territorin që mbulon ka kultivim kanabis, por në rastin konkret ka qenë vetë kryeplaku që ka kultivuar kanabis si dhe e ka mbajtur në shtëpi.

Kryeplaku do të akuzohet për tre vepra penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”, "Shpërdorim detyre" dhe "Kultivim i bimëve narkotike".

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 15 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një armë gjahu.

Shpallet në kërkim kryetari i fshatit, poseduesi i lëndës narkotike.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi D. H. posedonte lëndë narkotike, u ushtrua kontroll në banesën dhe magazinën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një armë gjahu teke.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetasit D. H., 42 vjeç, kryetar i fshatit Barç, Çorovodë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”, "Shpërdorim detyre" dhe "Kultivim i bimëve narkotike".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë