ROME - Në një analizë të publikuar ditën e sotme nga “Corriere della sera” italianët shpjegojnë arsyet e krizës greke në pesë pika të ndryshme duke nisur nga problemet e Papandreut e deri tek sfidat që presin qeverinë e re të Tsipras-it.
 
Italiania e shpjegon krizën greke në pesë pika si më poshtë:

1. Vjeshta e 2009, nisja e krizes

Në vjeshtën e 2009 u zbulua kriza, ishte e çuditshme, edhe pse pak prej nesh e kishin menduar që do të arrinim të shihnim ditë si këto të sotmet, pas fitores së zgjedhjeve nga grupimi i majtë SYRIZA, i drejtuar nga Alexis Tsipras. PASOK fitoi zgjedhjet dhe menjëherë denoncoi një diferencë të jashtëzakonshme mes parashikimeve të qeverisë paraardhëse dhe realitetit të llogarive publike: raporti i deficitit të prodhimit të brendshëm bruto rezultonte të ishte 12%, pra dyfishi i parashikuar.

Në fund të dhjetor erdhën edhe sakrificat e para të përgatitura nga kreu i ri i ekzekutivit Papandreu: një plan tre-vjeçar të riorganizimit që përfshinte një kthim në një deficit prej 2,8% në 2012 për shkak të reduktimeve të shpenzimeve, luftën kundër evazionit të taksave dhe tatimeve të reja. Pagat publike u ngrinë gjatë gjithë 2010 si dhe u rrit mosha e pensionit.

2.Eurozona, frika e infeksionit dhe terapisë së shok
 
Në muajt e parë të vitit të suksesshëm 2010 kur kriza greke e cila deri në atë moment mbante të mbërthyer vendin helen, kthehet në një çështje ndërkombëtare. Agjencitë e vlerësimit fillojnë të marrin masa për të shkurtuar normën e borxhit publik dhe ekonomisë së Athinës. Normat rriteshin me shpejtësi për të përhapur frikën e një krize të borxhit që do të arrinte të përfshinte një pjesë të madhe, për të mos thënë  të gjitha vendet periferike të eurozonës.

Pastaj, në fillim të majit, pjesa e parë maxi paketa e ndihmës ndërkombëtare: bota ka frikën e  kontaminimit. Eurogroup i jep dritën jeshile një mekanizmi për një ndihmë financiare prej 110 miliardë euro.  Athina, nga ana e saj, njoftoi një terapi shoku në 30 miliard euro, pothuajse një të shtatën e prodhimit të brendshëm bruto të vendit, duke përfshirë shkurtimin e shpenzimeve dhe taksave të reja.
 
3. "Prerja” e borxhit publik në 2012
 
Në 2012, pas një kësti të ri të ndihmës evropiane, në mars lëshohet edhe “prerja e flokëve”  (në zhargon financiar: prerje, ndërprerje) e borxhit publik: Greqia nuk mund ta bëjë këtë dhe mbajtësit e borxhit grek shkojnë drejt zvogëlimit të vlerës nominale të letrave me vlerë që posedoheshin nga   50%, me një zgjatim të skadimit të tyre.

Ndërkohë, megjithatë, kriza rritet, rritet papunësia dhe partitë tradicionale - socialistët dhe konservatorët - vazhdojnë të humbin përkrahjen në favor të lëvizjeve më radikale dhe kundër masave shtrënguese, drejt euro skeptikëve.

Faktor i përbashkët: zemërimi ndaj trojkës, ekipi i përzier i FMN, BQE dhe BE, konsiderohet simbol i politikave shtrënguese. Dhe në fund të janar të këtij viti, votuesit zgjedhin një shumicë të re, atë të së majtës radikale SYRIZA, të udhëhequr nga Aleksis Tsipras.
 
4. Zgjedhjet 2015, tentativa e kursimit
 
Në javën e fundit, pas kthesës së dyfishtë, së pari në Athinë dhe së dyti në Frankfurt. Në frontin grek fillon të marrë formë një plan që do të propozohet për kreditorët, me të cilat qeveria e re nuk do të kërkojë të shtyjë përshpejtuesit për anulimin e borxhit, por më tepër flet për një shkëmbim mes obligacioneve të vjetra me obligacione të reja, të lidhura me rritjen ose obligacione të përjetshme.  

Nuk mungojnë as dyshimet. Pak më vonë Banka Qendrore Evropiane i merr bankave greke eksesin në mbi eksesin mbi ankandet normale të likuiditetit, me kreun e ri të ekzekutivit grek i cili vendos të mos rinovojë zotimet me Trojkën. Në katër bankat kryesore greke mbetet likuiditeti emergjent i cili sigurohet përmes programit AEL (asistencës emergjente të likuiditetit) nga Frankfurti. Euro grup do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme më 11 shkurt.

5. 'Grexit': Kthehet makth i daljes nga euro

Kështu, ndërsa vazhdon formacioni i takimeve mes qeverisë së re greke dhe Evropës, në sallat operative të financave ndërkombëtare, kthehet për diskutim me një insistim “Grexit”, mundësia që Athina të dalë nga Eurozona. Ky është ende një skenar që ka shumë gjasa të ndodhë.  

Megjithatë, në krahasim me pesë vjet më parë, një gjë jo e vogël ka ndryshuar: një pjesë e mirë e borxhit grek ishte në portofolet e investitorëve privatë, ndërsa sot 60% është në dorë të qeverisë, e cilat duhet të shtohet tek  pjesa e institucioneve ndërkombëtare.

Edhe gazeta greke “Kathimerini” boton një koment me titullin "Një mënyrë se si Athina mund të mbajë bankat e saj në jetë, imponimi i kontrolleve mbi lëvizjen e kapitalit".  Athina kërkon një kredi urë deri në maj për të qenë në gjendje të paraqesë një plan alternativ të shlyerjes së borxhit. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)