20 persona të përfshirë në një grup kriminal kalabrez janë arrestuar në funksion të këtij hetimi. Në bisedat e vëna në përgjim nga policia, trafikantët e kokainës janë dëgjuar teksa i referohen Concordias si “anija që na bëri të dukemi si budallenj përpara gjithë botës”.
32 njerëz humbën jetën 3 vjet më parë në 13 Janar, pasi Costa Concordia u përplas me një shkëmb 70 metër të lartë. Në bordin e anijes udhëtonin 4,229 pasagjerë nga më shumë se 70 vende të ndryshme.
Ndërkohë nuk ekziston ende një konfirmim zyrtar nëse trageti famëkeq transportonte lëndë narkotike apo jo. Kapiteni i anijes u dënua muajin e kaluar me 16 vjet burg pasi u shpall fajtor për kryerjen e disa vrasjeve dhe disa akuza të tjera lidhur me drejtimin e anijes.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)