Covid dhe ilaçet me bazë ibuprofeni, autoriteti më i lartë italian sqaron deziformacionet e përhapura

Covid dhe ilaçet me bazë ibuprofeni, autoriteti më i lartë italian sqaron deziformacionet e përhapura

Bashkë me emergjencën e koronavirusit, shpërtheu gjithashtu një pandemi e pazakontë e dezinformimit. Për të sqaruar disa nga lajmet Fake ka ndërhyrë ‘AGCom’, Autoriteti i Komunikacionit dhe Garancive i cili ka hartuar një listë prej 10 dizinformacionesh që kanë qarkulluan në Itali.

Midis këtyre, informacione Fake janë përhapur për ilaçin anti-inflamatorë Ibuprofen dhe një përkeqësim prej tij të supozuar të simptomatologjisë Covid-19. 

"Emergjenca Covid për fat të keq shpesh ka gjeneruar shumë dezinformata, lajme të rreme, thashetheme të pabaza, të cilat kanë ndihmuar në krijimin e konfuzionit dhe mosbesimit midis njerëzve në shumë aspekte. Kjo është ajo që ndodhi për ilaçet anti-inflamatore jo-steroide (NSAID), të tilla si ibuprofen, të cilat kanë qenë subjekt i alarmizmit të pajustifikuar. Ne mohojmë një herë e përgjithmonë lajmin se përdorimi i tyre mund të shoqërohet me një përkeqësim të infeksionit”, - Sqaron Fabrizio Pregliasco, virolog në Universitetin e Milanos.

Dhe nëse një lajm i rremë për një ilaç është gjithmonë shumë i rrezikshëm, ai bëhet edhe më i keq kur bëhet fjalë për ilaçe për përdorim pediatrik.

"Është sigurisht e rëndësishme të sqarohen edhe shumë prindër që mund të kenë dyshime pas alarmit të qarkulluar në lidhje me rreziqet që lidhen me Covid. Ibuprofen është një ilaç i rekomanduar nga udhëzimet e Shoqatës Italiane të Pediatrisë (SIP) për trajtimin e etheve dhe dhimbjeve tek fëmijët. Ibuprofen ndër më të sigurtët tek fëmijët në literaturën mjekësore", thotë Luigi Vanvitelli, ekspert në sëmundjet e frymëmarrjes te fëmijët.

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja