Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën

E megjithatë kolegët në Kosovë, edhe në rastin e skandalit të RTK-së, po na tregojnë se si reagohet ndaj prodhimeve të lajmeve fake, të sulmeve për shkak të mendimit ndryshe. Ata po tregojnë se e kanë një antibiotik njerëzor e profesional me vlerë. Gjë që Tirana as nuk ka dhe as ka ndërmend ta prodhojë! Ja përse.

Politika e Albin Kurtit, tashmë e hapur në flirtim me pjesën më të ndotur e regresiste të Tiranës, ka importuar në Kosovë pikërisht këtë stil që prej vitesh po lulëzon i frymëzuar nga pseudo-gazetarë të Tiranës, të cilët, nga borde ministrish, insititucionesh të panumërta, pozita institucionale të një qeverie apo të një tjetre, kanë pushtuar median dhe vetëshpiken (kur mbeten pa punë në tranzicione pushtetesh) si drejtues portalesh me të vetmin qëllim: T’i përdorin duke prodhuar fake news-e ndaj kundërshtarëve, e duke ëndërruar të rikthehen nëpër skutat e ministrive nga ku projektonin vilat e radhës mes luksit të Gjirit të Lalzit, Palasës, Ksamilit a Sarandës. Për të rimarrë atë që një rotacion pushteti ja ka lënë në mes, janë të vendosur të përdorin në gazetari mjetet më të ulëta që mund të imagjinohen. Rastet janë të shumta e të përditshme në Shqipëri dhe të gjithë i shohim jo vetëm të publikuara nëpër portalet e këtyre ish-zyrtarëve-pasanikë, por edhe të sponsorizuara prej tyre nëpër rrjetet sociale. Kjo është gjëndja në Tiranë në dekadat e fundit dhe reagimi ndaj këti fenomeni është gati zero.

Prishtina po na vërteton se ka antitrupa dinjitozë ndaj mënyrës identike të përdorjes së pushtetit ndaj atyre që kritikojnë: nga RTK, televizioni publik i Kosovës i përdorur në të njëjtën formë si në Tiranë me rastin e sulmit ndaj “Nacionales”, reagimi është i menjëhershëm: Debat publik total, dorëheqje nga Bordi i RTK-së dhe kërkim i të vërtetës dhe transparencës. Dhe ajo që mungon apo që është e deformuar në Tiranë (ku mbrohen gazetarë se përhapin fake news), është solidariteti dhe boshti i etikës që bashkon profesionistë të ndryshëm të fushës së medias.

Është për t’u habitur, është e pabesueshme se si individë që lidhin Tiranën e Prishtinën në eksperiencat e përbashkëta mediatike bëjnë të njëjtat intriga, të njëjtat prapaskena, të njëjtat vese, që rezultojnë përherë e më shumë humbëse dhe diskretituese. Nga Kosova po marrim një mësim të mirë!

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leku: 19/08/2024 15:37

    Po merrni mesim ju si gazetarë, se faji juaj eshte qe Shqipëria është katandisur në kazanë..

    Përgjigju
  • Nik: 19/08/2024 15:17

    Bravo !!!

    Përgjigju
  • Ledio: 19/08/2024 12:54

    Znj. Maltezi, ju pergezojme per sensin objektiv dhe profesional te trajtimit te ngjarjeve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024