Denoncimi/Pacienti ndërron jetë nga COVID-i te Shefqet Ndroqi, në morg i vjedhin aparaturën e oksigjenit me vlerë 5 mijë euro

Denoncimi/Pacienti ndërron jetë nga COVID-i te Shefqet Ndroqi, në morg i vjedhin aparaturën e oksigjenit me vlerë 5 mijë euro

Fiks Fare denoncoi një skandal në shëndetësi, ku një viktime nga Covid 19 i kanë vjedhur një pajisje oksigjeni me vlerë 5 mijë euro. Ferit Kasa, 70 vjeçar, ndërroi jetë në datën 1 shtator 2020 në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, Tiranë.

Gjatë kohës që ishte shtruar, personeli mjekësor i kërkoi familjarëve një pajisje për frymëmarrjen. Familja mori me qira 150 euro në muaj një pajisje B PAP dhe e çoi te Senatoriumi. Por, pasi 70-vjeçari ndërroi jetë, kjo pajisje është zhdukur. Senatoriumi shkruan në dokumente se e ka dorëzuar te Morgu i Tiranës. Kjo e fundit, i ka kthyer sendet personale familjarëve, por pa pajisjen e oksigjenit që kushton plot 5000 euro.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua vajza e të ndjerit, Silvana Kasa. Ajo tha se në fillim të muajit gusht 2020, babai i saj u prek nga virusi Covid 19. Pasi u mjekua fillimisht në Librazhd, ku dhe banojnë, z.Ferit Kasa u transferua në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi kishte probleme shëndetësore. Disa pasi u shtrua te Senatoriumi, personeli shëndetësor u tha familjarëve se duhet të sillnin një pajisje për frymëmarrje me oksigjen, pasi spitali në atë kohë nuk e kishte.

Familjarët i drejtohen një biznesi privat dhe marrin me qira një pajisje B PAP, me një vlerë prej 150 euro në muaj. Këtë pajisje e dërgojnë në Spitalin “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më pas, z.Ferit Kasa ndërron jetë si pasojë e komplikacioneve të COVID 19. Trupi i të ndjerit transportohet në Morgun e Tiranës, pranë QSUT-së, sëbashku me sendet personale.

Pajisja u dorëzua në morg, nuk doli prej andej

Sipas një procesverbali, në momentin që ka shkuar te Morgu, i ndjeri kishte sende personale dhe aparatin e frymëmarrjes. Pra, aparati ka shkuar në morg. Ndërkohë, në po të njëjtën datë, 01.09.2020, trupi i të ndjerit është marrë nga familjarët. Sërish ka një procesverbal, ku drejtuesit e Morgut shkruajnë se janë disa sende personale, telefon, rrobat personale të vendosura në arkivol. Por kësaj here, nuk është shkruar aparati i frymëmarrjes. Sipas Silvanës, aparati është vjedhur në Morgun e Tiranës dhe kërkon që ti rikthehet, pasi ky aparat kushton rreth 4000-5000 euro. “Kam shkuar në Senatorium dhe më kanë thënë se aparati ka vajtur në Morg.

Më pas shkova në Morg dhe kërkova informacion. Më ka pritur juristi i cili ka marrë në telefon znj. Katrina Pepkolaj, e cila ka edhe emrin në procesverbal. Kjo zonjë i tha juristit se të gjitha sendet personale i ka futur në arkivol. Por, nëse do të ishin, duhet të shënoheshin në këtë procesverbal” përfundon Silvana. Pas denoncimit, gazetarët e emisionit “Fiks Fare” interesohen në Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe në Morgun e Tiranës, se ku përfundoi aparati B PAP, që kishte i ndjeri Ferit Kasa në momentin që ndërroi jetë në spitalin COVID 2. Te Senatoriumi, infermierë dhe mjekë pohojnë se sipas procesverbalit, pajisja e oksigjenit B PAP është dorëzuar në Morgun e Tiranës. Sipas tyre, vjedhja mund të ketë ndodhur pikërisht në në Morg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës