Numri i viktimave nga COVID vijon dhe rritet.
Sot e ka humbur betejën punonjësi i OSHEE-së, Artur Doçi.
Lajmin e hidhur e bën me dije Paulin Ndreu, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme detare, ku ndër të tjera shkruan se ai është një djalë fisnik dhe familjar model.
"Sapo na la nga COVIDI poshtër një djalë fisnik, një mik i shtrenjtë, një familjar model, nje burrë Kukësi me zemër të madhe që të rrallë i ka shokët. Na preve krahet o shoku ynë i mirë. Zoti të deshi për vete në qiell. Si në ketë foto do të mbaj mend gjjthmonë. Te qoftë dheu i lehtë Artur Doçi", shkruan ai.
Lajmi kryesor:
809 raste të reja dhe 12 vdekje nga COVID! Humb betejën punonjësi i OSHEE-së! Ministria: Numri i të shtruarve vijon të jetë i qëndrueshëm! I burgosuri përfundon te Infektivi
