809 raste të reja dhe 12 vdekje nga COVID! Humb betejën punonjësi i OSHEE-së! Ministria: Numri i të shtruarve vijon të jetë i qëndrueshëm! I burgosuri përfundon te Infektivi

809 raste të reja dhe 12 vdekje nga COVID! Humb betejën punonjësi i OSHEE-së! Ministria: Numri i të shtruarve vijon të jetë i qëndrueshëm! I burgosuri përfundon te Infektivi

Pamje nga spitali Infektiv dhe punonjësi i OSHEE-së, Artur Doçi

809 raste të reja dhe 12 humbje jete nga COVID! Ky është bilanci i ministrisë së Shëndetësisë sa i përket situatës së pandemisë për 24 orët e fundit në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën 12 qytetarë të infektuar në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Saranda dhe 1 qytetar nga Kukësi, të moshave 63-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ndërkaq janë kryer 2711 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 809 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 276 raste në Tiranë, 88 raste në Shkodër, 37 raste në Elbasan, 30 raste në Krujë, 28 raste në Sarandë, 27 raste në Fier dhe Berat,  24 raste në Mirditë, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kavajë dhe Korçë, 20 raste në Kuçovë, 18 raste në Durrës dhe Vlorë, 14 raste në Has, 13 raste në Pogradec, 12 raste në Mat, 10 raste në Kurbin dhe Dibër, 9 raste në Kukës, 8 raste në Malësi e Madhe dhe Gjirokastër, 6 raste në Tepelenë dhe Përmet, 5 raste në Devoll, 4 raste në Pukë, Tropojë, Mallakastër dhe Skrapar, 3 raste në Kolonjë dhe Gramsh, 2 raste në Peqin dhe Delvinë, 1 rast ne Librazhd dhe Bulqizë.

Numri i të shtruarve në spitale sipas ministrisë së Shëndetësisë ka qenë dhe vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 426 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Një i burgosur është dërguar sot me Urgjencë në spitalin Infektiv në Tiranë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.876 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të kufizojnë kontaktet me të tjerët, të qëndrojnë në shtëpi duke shmangur lëvizjet e panevojshme me qëllim parandalimin e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe vizitat tek të afërmit tuaj për të frenuar përhapjen e SARS-COV2.

"Ministria u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID", thuhet në apelin e ministrisë.

COVID-19 – Statistika (15 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         809

Të shëruar ne 24 orë      551

Të shtruar në spitale      426

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore              2711

Testime totale          226.495

Raste pozitive            50.000

Raste të shëruara       25.876

Raste Aktive             23.096

Humbje jete              1028

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12327

Fier  1757

Durrës  1410

Shkodër    1207

Vlorë      1147

Korçë     1131

Elbasan  970

Berat  910

Lezhë  871

Gjirokastër  544

Kukës  470

Dibër  352

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
COVID i merr jetën punonjësit të OSHEE-së

1608068513_13122724436626273704614784327546747061657177n.jpg

Numri i viktimave nga COVID vijon dhe rritet. 

Sot e ka humbur betejën punonjësi i OSHEE-së, Artur Doçi.

Lajmin e hidhur e bën me dije Paulin Ndreu, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme detare, ku ndër të tjera shkruan se ai është një djalë fisnik dhe familjar model.

"Sapo na la nga COVIDI poshtër një djalë fisnik, një mik i shtrenjtë, një familjar model, nje burrë Kukësi me zemër të madhe që të rrallë i ka shokët. Na preve krahet o shoku ynë i mirë. Zoti të deshi për vete në qiell. Si në ketë foto do të mbaj mend gjjthmonë. Te qoftë dheu i lehtë Artur Doçi", shkruan ai.

Ora 16:28
I burgosuri me COVID, dërgohet me Urgjencë te Infektivi

Një i burgosur është dërguar me Urgjencë në spitalin Infektiv në Tiranë.

Siç shihet në videon që Report Tv sjell, ka qenë ambulanca e burgut ajo që e ka sjellë drejt Infektivit.

Nuk dihet gjendja shëndetësore e të burgosurit. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë