COVID, Manastirliu: Mbi 200 mijë qytetarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës

COVID, Manastirliu: Mbi 200 mijë qytetarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës

Vaksinimi masiv i popullsisë vijon me ritme të shpejta dhe pa ndalur ku deri tani mbi 200 mijë qytetarë kanë marre dozën e dytë të vaksinës. Ka qenë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që ka bërë të ditur lajmin me një mesazh në facebook, ku shkruan se vaksinimi i popullsisë dhe i shumë kategorive vijon në të gjithë vendin.

"Më shumë se 200 mijë qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19, teksa vijon me ritme të larta vaksinimi në të gjithë vendin", shkruan Manastirliu.

Deri tani në vendin tonë janë kryer mbi 650 mijë numri i vaksinimeve të kryera, ndërsa vijon procesi për arritjen e objektivit në 1 milion vaksinime brenda muajit qershor. Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar, për disa kategori ku këtu përfshihen personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si punonjës të fasonerive, operatorëve turistikë, policë, gazetarët dhe operatorët e terrenit etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin