Covid, në Londër midis datave 4 dhe 10 prill, një në dy persona ka vdekur nga koronavirusi

Covid, në Londër midis datave 4 dhe 10 prill, një në dy persona ka vdekur nga koronavirusi



Numri i vërtetë i atyre që kanë humbur jetën në Mbretërinë e Bashkuar është sigurisht më i lartë se 17,337 vdekjet zyrtare. Me vlerësimin e 40% më shumë të zbuluar nga instituti kombëtar i statistikave, (Ons, Office for National Statistics) në total llogaritja e viktimave mund të arrijë në më shumë se 24 mijë.

Sipas Ons në Londër një në dy persona ka vdekur nga koronavirusi midis 4 dhe 10 prillit.

Si dhe në vendet e tjera evropiane, të dhënat zyrtare të qeverisë britanike dhe Ministrisë së Shëndetësisë bazohen vetëm në infeksione dhe vdekje të regjistruara në spital.

Deri më tani, në Mbretërinë e Bashkuar ka 129.044 pozitivë nga 397.670 pacientë të testuar, dhe  17,337 vdekje në total, nga të cilët 823 në 24 orët e fundit, një shifër që është rritur fuqishëm në krahasim me dy ditët e mëparshme, kur janë regjistruar rreth gjysma.

Instituti kombëtar i statistikave ka llogaritur sa njerëz në total, dhe jo vetëm në klinika dhe spitale, kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar pasi ishin ishte infektuar me koronavirusi.
Numrat e dalë janë shqetësues.

Në Angli, për shembull, midis 4 dhe 10 Prillit, që tani konsiderohet nga ekspertët si "kulmi" i epidemisë së koronavirusit, vdiqën 18.517 njerëz gjithsej (dmth për ndonjë shkak), për një rritje të 2,129 vdekje krahasuar me javë e mëparshme dhe madje 8 mijë më shumë se mesatarja në pesë vitet e fundit të së njëjtës periudhë. Një javë e tillë tragjike nuk ishte parë që nga viti 2000. Gjithashtu në të njëjtën javë (4-10 Prill), sipas të dhënave të ONS, në Angli dhe Uells 6,213 persona kishin “Covid 19” si shkak në certifikatën e vdekjes.

Sipas raporteve të qeverisë, nga 28 Dhjetori 2019 deri në 10 Prill 2020 ka pasur 9.288 vdekje të pacientëve të shtruar në spital dhe të infektuar nga Covid 19.

Në të njëjtën periudhë kohe, sipas institutit kombëtar të statistikave, vdekjet për shkak të viruseve në të vërtetë kanë qenë 13.121 (duke llogaritur edhe vdekjet në shtëpi apo strehëzat e të moshuarve. Prandaj, llogaritja e ONS është 41% më e lartë se ajo e regjistruar në spitale dhe nga ajo që deri më tani është komunikuar nga qeveria.

Me këtë prirje, numri i vërtetë i vdekjeve në Britani të Madhe nga koronavirusi është padyshim shumë më i lartë se 17,337 vdekjet deri më tani "zyrtarisht" në spital.

Me vlerësimin e 40% më shumë të zbuluar nga ONS në total vdekjet nga Covid 19 mund të ishin më shumë se 24,000,  gjë që do ta vendoste Mbretërinë e Bashkuar menjëherë pas Italisë në renditjen dramatike të viktimave.


Lajmi kryesor:

Covid, 437 viktima viktima në Itali. 'Gënjeu për pandeminë', shteti Misuri-t hedh në gjyq Pekinin. Lombardia nis testimet serologjike në masë


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?