COVID shuan një tjetër artist shqiptar! Ndahet nga jeta regjisori dhe skenaristi Kujtim Gjonaj! Çmimet dhe krijimtaria e tij ndër vite

COVID shuan një tjetër artist shqiptar! Ndahet nga jeta regjisori dhe skenaristi Kujtim Gjonaj! Çmimet dhe krijimtaria e tij ndër vite

Regjisori dhe skenaristi Kujtim Gjonaj, 74 vjeç, është ndarë ditën e sotme nga jeta për shkak të COVID-19. Ai ka qenë i shtruar në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”.

Kujtim Gjonaj ishte regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues shqiptar. Ai lindi në 13 nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës. Në vitin 1968 mbaroi studimet e larta në Universitetin e Tiranës Dega Gjuhë – Letërsi dhe po atë vit filloi punën si redaktor i skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Në vitin 1974 kaloi si regjisor në sektorin e filmave dokumentarë duke shkruar edhe shumë nga skenarët e këtyre filmave.

Regjisori she skenaristi, Kujtim Gjonaj ishte vlerësuar me Çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1982 u nderua me Çmimin e II-të në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për Skenarin për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”, në vitin 1986 filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, në 23 prill të vitit 1990 filmi “Kështjella e Këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, në vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), në vitin 1998 do të vlerësohej gjithashtu me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo).

Jeta profesionale

Në filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit "Thirrja" që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979. Pas viteve 90’ Kujtim Gjonaj ka qenë për një kohë Drejtor i Alba Filmit dhe më pas krijoi një shtëpi prodhuese filmike, "Bota Shqiptare", ndërmjet të cilës vazhdon krijimtarinë e tij profesionale. Kjo shtëpi prodhuese është edhe një shtëpi botimi ma anë të së cilës botuesi Gjonaj prodhon biografitë e figurave të shquara të kombit si Ali Pasha Tepelenën, Faik Konica, Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Nënë Tereza, Sulejman Pitarka (Artist i Popullit)), etj. Këto biografi i shërbejnë më pas si bazë për skenarët e filmave dokumentarë mbi këto figura. Me dokumentarin "Enciklopedi që ecën më këmbë", Kujtim Gjonaj do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e XII-të të Filmit Dokumentar Shqiptar të mbajtur në Tiranë në vitin 2006.

Filmografia/ Skenare

Këshilltarët, (1979)

Ata ishin katër, (1977)

Cirku ne fshat (1976)

Thirrja, (1976)

Regjisor dhe skenarist filmi dokumentar

Shkolla dhe praktika 1969 skenarist

Femijte tane 1971 "

Vellezerit Topulli 1972 "

Motive nga dita e diele 1973 "

Se u mbushen malet plot me partizane 1974 skenarist & regjisor

Tregim per nje hero 1975 skenarist & regjisor

Lidhja shqiptare 1978 skenarist

Rinia dhe celiku 1980 skenarist & regjisor

Artiste ne pune dhe ne skene 1981  skenarist & regjisor

Kryengritjet e medha 1982 skenarist & regjisor

Arti shqiptar ne mesjete 1983 skenarist

Ne gjurme te nje historie 1984 skenarist & regjisor

Me e madhja dashuri 1986 regjisor

Nje qytet ne telajo 1987 regjisor

Keshtjella e kengeve 1988 regjisor

Etyd prane detit 1989 skenarist

Meditim 1990 regjisor

Drejt Europes 1991 regjisor

Shqiptaret e Zvicres 1992 regjisor

Shembja e idhujve 1993 regjisor

Gjaku yne i shprishur (Jeronim De Rada) 1998 skenarist & regjisor & producent

Ditet e fundit te nje luani( Ali Pashe Tepelena) 2001 regjisor & producent

Nene Tereza 2003 regjisor & producent

Enciklopedia qe ecte me kembe( Faik Konica) 2005 regjisor

Pse 2007 regjisor

Enderra e Camerise 2010 regjisor

Magjia Pano( Panajot Pano) 2012 regjisor

Deti i diturive- Hasan Tahsin( Hoxha Tahsin) 2013 regjisor

Margarita( Margarita Xhepa) 2014 regjisor

Gjithcka per Kosoven( Ramush Haradinaj) 2015 regjisor

Saga e Dinejve( Abedin Dino dhe trashegimtaret) 2017 regjisor

I fundmi i rilindasve( josif Bageri) 2018 regjisor

Çmime

Cmimi i pare per ciklin me tregime "Ne emer te jetes" Konkur letrar i gazetes "Studenti" 1967

Cmimi i trete per vellimin me tregime "Femijte tane" ne konkursin kombetar per letersine. 1971

Cmimi i pare per reportazhin "Metalurget" konkurs i gazetes "Puna" 1980

Cmimi i dyte per skenarin e filmit dok "Kryengritjet e Medha." konkurs kombetar 1982

Vleresohet si dokumentari me i mire "Me e Madhja Dashuri " 1986

Kupa e Festivalit te Tete te filmit dok. me filmin "Keshtjella e kengeve" 1990

Cmimi i spekatorit per filmin "Keshtjella e Kengeve " 1990

Cmim special ne Festivalin e peste te filmit ne Palermo me filmin "Shembja e idhujve " 1998

Cmimi i Akademise Kult per filmin " Enderra e Camerise" 2011

Vleresime

1979 Medalja "Naim Frasheri"

1987 Urdheri "Naim Frasheri" klasi I

2002 Urdheri "Naim Frasheri" I Arte

2012 Titulli "Mjeshter i Madh"

2016 Titulli "Mirenjohje e Mallakastres"

2016 Titulli "Qytetar Nderi i Tepelenes"

2016 Titulli "Mirenjohje e Camerise"

2016 Vlersim "Mirenjohje e Q.K te.Kinematografise

2017 Titulli "Regjisor i shquar" nga Instituti "Media dhe imazhi'

2018 Titulli "Personalitet i shquar" i shoqates "Shqiperia"

2018 Titulli "Mirenjohje" nga Shoqata kulturore e shqiptareve te Rumanise per filmin "Josif Bageri"

2019 Titulli "Mirenjohje " nga Bashkia Kucove

2019 Titulli" "Personalitet i shquar" i Shoqates Atdhetare "Laberia" Nder i Kombit"

2019 Titulli "Artist i shquar" nga shoqata kulturore "Pegaso" Lamtumire miku im i shtrenjte!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:32
Ndarja nga jeta e regjisorit Kujtim Gjonaj, mesazhi i të birit: Idhulli im, kaloi me dinjitet shumë peripeci dhe ndërroi jetë qetësisht

Ndarja nga jeta e skenaristit dhe regjisorit të mirënjohur shqiptar kujtim Gjonaj ka shkaktuar pikëllim dhe lot tek familjarët dhe miqtë e tij, por dhe artistët që ndër vite kanë punuar me të. I biri i Kujtim Gjonaj, Genti Gjonaj ka shkruar në ‘Facebook” një mesazh dhimbje por dhe vlerësimi për të atin duke e cilësuar jo vetëm si idhullin e tij, por dhe gjyshin, babanë dhe bashkëshortin shembullor, të urtë e të dashur.

“Kujtim Gjonaj, babai im, idhulli im, gjyshi i urtë dhe i dashur i fëmijëve të mi, i fëmijëve të motrës, Valbona, dhe vëllait Martin, ndërroi jetë qetësisht në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kaloi me dinjitet shumë peripeci shëndetësore, shumë vështirësi jetësore, dha shumë në jetë, me dijen e vet, humanizmin, vlerat e pamata, por sot në 18.30 datë 28 shkurt 2021, u nda nga kjo jetë. Ne, femijët e tij, miqtë e tij do t’i japim nesër një strehë tjetër, pranë prindërve të vet që i deshi aq shumë. Ceremonia e varrimit do të jetë nesër në orën 14.00, në Sharrë, duke u nisur nga shtëpia e funeralit Alba, tek Medreseja. Nderimet për të, në një moment të dytë dhe gjithë jetën. Me peshën e një kumti kaq të dhimbshëm, ju falënderoj për mesazhet e ngushëllimit... Ju ardhshim për gëzime..”, shkruan u biri.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sipermarrje: 28/02/2021 21:14

    Edhe ky ne azile vdiq, si Andon Qezari ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit