COVID19/ Humbin jetën 4 persona në 24 orët e fundit në vend! Regjistrohen 444 raste të reja infeksioni

Spitali Infektiv

Katër persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit ën vend si pasojë e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije po ashtu se janë regjistruar 444 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit, një rënie në krahasim me një ditë më parë ku ishin 629 qytetarë të infektuar.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me COVID një qytetare nga Puka 67 vjeçe, një qytetar nga Patosi 73 vjeç, një qytetare nga Lushnja 79 vjeçe, një qytetar nga Lezha 82 vjeç.

Janë shëruar 315 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,790 që nga fillimi i epidemisë.

Raste aktive me COVID-19 janë 7032 ndërsa numri total i fataliteteve ka shkuar në 2874.

Institucionet vijojnë të bëjnë apel për ruajtjen e distancimit fizik dhe vaksinim të qytetarëve në mënyrë që të frenohet përhapja e infeksionit.

 

Statistika (24 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        444

Të shëruar në 24 orë      315

Të shtruar në spitale       164

Humbje jete në 24 orë    4

Testime ditore                2680

 

Testime totale              1,283,321

Raste pozitive                181,696

Raste të shëruara            171,790

Raste Aktive                     7032

Humbje jete                      2,874

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë            3495

Fier                 882

Durrës            733

Shkodër         471

Elbasan          303

Gjirokastër      210

Korçë              200

Berat              184

Lezhë             179

Vlorë               163

Kukës             136

Dibër               76

J.SH./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit, a duhet bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare?



×

Lajmi i fundit

John

Përhapja e variantit 'Omicron' të COVID, OBSH thirrje: Personat me probleme shëndetësore dhe ata mbi 60 vjeç të shmangin udhëtimet