Ditën e sotme në Kuçovë dhe në Berat u regjistruan 18 raste të reja me koronavirus. Në Kuçovë, 3 prej të infektuarve ishin punonjës të bashkisë ndërsa janë infektuar dhe 3 mësues në gjimnaze.

Aktualisht nuk dihet nëse vijon puna në këto dy institucione teksa personat e infektuar janë karantinuar menjëherë.

Ndërkohë në Berat prej të infektuarve, janë prekur 2 punonjës të OShEE-së si dhe një edukatore e kopshtit "Llambrini Kule".

Në anën tjetër në Skrapar janë infektuar me COVID-19  një polic në komisariat, një mësues dhe një shofer administrate.


Lajmi kryesor:

Sërish shifra të larta/ 301 raste të reja me koronavirus dhe 4 viktima në 24 orë! Infektohen disa edukatore, mbyllen 4 kopshte në Tiranë, Fier, Vlorë dhe Pogradec