COVID-19/ Mjekja për Report TV: Lista e barnave që do rimbursohen! Trajtimi me oksigjen nuk lejohet në kushte shtëpie

TIRANË- Vendimi i qeverisë për rimbursimin e barnave për pacientët me COVID-19 që trajtohen në kushte ambulatore, do t'i vijë në ndihmë familjeve shqiptare. Kështu shprehen mjekët e familjes të cilët ndjekin mbi 14 mijë rastet aktive që janë në vendin tonë.

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.10 Jonida Diko tregon dy stadet që ndiqen nga mjekët e familjes dhe barnat që përfshihen në trajtim.

“Në stadin e parë ose në formën e lehtë medikamentet ose elementët trajtues që përdoren janë vitamina C, vitamina D, elementi Zink dhe paracetamoli. Kjo futet te skema e parë tek forma e lehtë. Tek skema e dytë trajtimi bëhet me vitaminë C, vitaminë D me elementin Zink, me paracetamolin 500 mg dhe nëse ka temperaturë persistente, ka dhe shenja respiratore, mjeku i familjes vlerëson gjendjen e tij dhe mund ti vendosë dhe antibiotikë, Azitromicinën 500 mg”-u shpreh mjekja Jonida Diko.

Mjekja këshillon që qytetarët të mos kryejnë skanerin menjëherë pa u konsultuar  më parë me mjekun e familjes.

“Nëse mjeku i familjes e sheh të arsyeshme për të trajtuar te një specialist pacientin ai e drejton për një ekzaminin laboratorik apo për një ekzaminim imazherik, në momentin që ai e shikon dhe e vlerëson. Asnjë pacientë nuk mund të drejtohet nëpër laboratore ose nëpër ekaziminime radiologjike pa qenë e nevojshme dhe pa komunikuar me mjekun e famljes”- tha mjekja.

Është shumë rëndësishme shpjegon mjekja Diko që qytetarët të dinë që trajtimi me oksigjen nuk lejohet në kushtet e shtëpisë.

“Trajtimi me oksigjen nuk është i lejueshëm të bëhet në kushte shtëpie ne nuk ja u sugjerojmë asnjë pacienti. Nëse saturimi i gjakut ulet poshtë 93% dhe frekuenca kardiake rritet mbi 30 në minutë ne e drejtojmë pacientit tek strukturat e specializuara e drejtojme tek 127 dhe ai mer shërbim të hospitalizuar. Ne ju bëjmë thirrje të gjithë pacientëve mos të komunikojnë me anë të recetave që qarkullojnë në ëhatsapp, me anë të recetave që kanë kaluar familjarët e tyre, me receta që qarkullojnë nëpër farmaci”-shpjegoi mjekja.

Në QSH nr.10 ka 124 raste aktive me koronavirus ndërsa mesatarisht në një ditë ka 40 persona që referojnë për shenja klinike.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve