TIRANË- COVID-19 u kthye në kryefjalë gjatë muajve të fundit në të gjithë botën. Edhe në vendin tonë koronavirusi preku përditshmërinë në çdo aspekt. Ndër to janë dhe make up artistët, të cilët kanë arritur të fitojnë vlerësim dhe të njëjta privilegje si jashtë vendit.
“Ka ndikuar në pjesën e shërbimeve të luksit. Kë quajmw ne të luksit? Mbledhjet e darkave, eventet, gëzimet familjare, ditëlindjet apo dasmat. Ndërsa shërbimet që janë të domosdoshme, prerje, lyerje, pjesën estetike të femrave, kanë rifilluar në momentin që rifilloi dhe aktiviteti. Pjesa e make up-it akoma nuk e ka prekur pjesën e aktivitetit”-u shpreh Eni Lena
Për çdo biznes të rihapur masat anti-covid janë të detyrueshme. COVID-19 ka anuluar të gjitha oraret e vajzave për mbrëmjen e maturës.
“Për fat të keq çfarë rezervimesh kemi pasur për mbrëmjen e maturës, tashmë janë anuluar. Dhe më e keqja për ne dhe më e trishtë është që janë anuluar nuk janë shtyrë. Kur sheh që bën art në portretin e një vajze dhe përfundon me gëzimin e saj teksa ajo pëlqen veten dhe e vlerëson, arti bëhet akoma dhe më i bukur nga ana jonë”-tha Lena.
Eni Lena, make up artist tregon se në periudhë pandemie rrjetet sociale i kanë ardhur në ndihmë.
“Këtë periudhë i kemi përdorur goxha. Duke qenë se nuk kemi pasur kontakte direkt me klientët kemi përdorur dhe takimet online, për nevojat e tyre personale që kanë pasur për një zgjidhje sa më të shkurtër, ju kemi ardhur goxha në ndihmë dhe është periudha më e mirë që të promovohen edhe shumë gjëra të tjera online. Domethënë në një farë mënyre na ka ndihmuar”-shtoi Eni Lena
Trend i kësaj vere është një look i shkujdesur, që sigurisht vjen si përshtatje e pandemisë COVID-19, por me shumë ngjyra pranverore.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
20.5%
-
As i mirë as i keq
35.3%
Vota total: 657
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Katër ide make up-i për natën e Vitit të Ri
30 Dhjetor 2023, 08:54
-
Merr fund dilema! A duhet të vini apo jo primer?
14 Mars 2023, 22:42
-
Zbardhet vendimi/ 2-8 vite burg kush përhap infeksione pa e ditur, Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet në Kodin Penal, ndëshkim vetëm për përhapësit e sëmundjeve me dashje
18 Janar 2023, 21:35
-
Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19
30 Dhjetor 2022, 16:08
-
1 humbje jete dhe 23 raste të reja! Situata Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit
23 Dhjetor 2022, 20:40
-
Një humbje jete nga covid dhe tre raste të reja brenda 24 orëve të fundit
19 Dhjetor 2022, 19:56
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21
-
17 raste të reja me Covid në të gjithë vendin! Asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar brenda 24 orëve të fundit
4 Dhjetor 2022, 17:58
-
Ekonomia e shqiptare, 'Moody-s': Me perspektivë të qëndrueshme! Ulja e borxhit, klima e biznesit me ecuri pozitive! Rrezik, importi i energjisë dhe PPP-të
1 Dhjetor 2022, 19:15
-
17 raste të reja nga 395 testime të kryera në vend! Asnjë humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit
1 Dhjetor 2022, 18:26
-
Turizmi në Shqipëri, mbi 6.7 milionë të huaj për 10 muajt e parë të vitit! Ja nga cilat shtete ka rritje më të madhe të turistëve
1 Dhjetor 2022, 16:40
-
Situata Covid-19 në vend! 5 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
30 Nëntor 2022, 18:00